Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Von der Leyen do të vizitojë Ballkanin javën e ardhshme

2024/10/18 at 1:51 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Von der Leyen: Gati për hapin e radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do t’i vizitojë javën e ardhshme gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.


Von der Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë e ka caktuar një komisionare, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e bllokut.

Sipas paralajmërimeve nga KE-ja, gjatë vizitës në rajon Von der Leyen do të përqendrohet më së shumti në ndihmën që BE-ja po u jep vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane.

Von der Leyen do ta nisë turneun e saj në rajon të mërkurën, më 23 tetor, me ndalesën e parë Shqipërinë, ku do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. ajo do të marrë pjesë edhe në përurimin e Kampusit të Kolegjit Evropian në Tiranë.

Më 24 tetor, ajo do të shkojë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje e Hercegovinë. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit, dhe do të shpreh gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në përballje me pasojat.

Në Serbi, Von der Leyen do të qëndrojë më 25 tetor, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Von der Leyen do të udhëtojë pastaj për vizitë Kosovë të shtunën e 26 tetorit, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.

Vetëm disa ditë pas vizitës së saj, Komisioni Evropian do t’i miratojë dhe publikojë paketën vjetore të zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e përfshira në këtë proces.

Fokusin e veçantë Von der Leyen do të ketë në paketën e BE-së për rritje dhe reforma në Ballkanin Perëndimor, e cila parasheh ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende.

Të premten e kaluar, BE-ja i miratoi agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë paraqitur ato si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes.

Kosova, e cila aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat.



Ju sugjerojmë

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Begaj uron presidentin e ri të Rumanisë: Pres me kënaqësi të punojmë së bashku

19 Maj, 2025 8:40 am
Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë
Bota

Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë

19 Maj, 2025 8:33 am
Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani
Bota

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

19 Maj, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 maj 2025

19 Maj, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 19 maj 2025

19 Maj, 2025 8:16 am
Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Para
Iu vidhnin pensionin të moshuarve, arrestohet 57-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Iu vidhnin pensionin të moshuarve, arrestohet 57-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Motrat Berisha u vetëdorëzuan në polici/ Klea Prenga: Nuk ka pajtim!

Dhunuan Klea Prengën/ Gjykata për motrat Berisha: Mariela arrest shtëpie, detyrim paraqitje për Antonelën

Spiropali takim me rektorët e universiteteve: Arsimi, investimi më i mirë i shoqërisë

Spiropali takim me rektorët e universiteteve: Arsimi, investimi më i mirë i shoqërisë
















TE FUNDIT

Begaj uron presidentin e ri të Rumanisë: Pres me kënaqësi të punojmë së bashku

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
19 Maj, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan, pas fitores në raundin...

Lexo më shumë

Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë

Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë
19 Maj, 2025

Presidenti Donald Trump ka reaguar pas lajmit, se ish-Presidenti Joe Biden ishte diagnostikuar me kancer të prostatës. Përmes një postimi...

Lexo më shumë

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani
19 Maj, 2025

Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë. Tani dihet: Kandidati pro-evropian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 19 maj 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
19 Maj, 2025

Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta. Sipas Meteoalb, orët e pasdites do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com