Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Von der Leyen dënon sulmet “e neveritshme” në Gaza

2025/05/27 at 3:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Von der Leyen dënon sulmet “e neveritshme” në Gaza

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar valën “e neveritshme” të sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit ndaj objekteve civile në Gazë, përfshirë ndaj një shkolle.


Këto deklarata ajo i ka bërë gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me Mbretin Abdullah të Jordanisë më 27 maj.

Ekipet e shpëtimit kanë thënë se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 52 persona në Rripin e Gazës të hënën, 33 në një shkollë të shndërruar në strehimore.

Sulmet izraelite janë pjesë e rinisjes së ofensivës së tyre, që synon shkatërrimin e Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ofensivë që ka nxitur dënim ndërkombëtar.

“Zgjerimi i operacioneve ushtarake të Izraelit në Gazë, duke shënjestruar infrastrukturën civile, në mesin e tyre edhe një shkollë që shërbente për strehimin e familjeve të zhvendosura palestineze, vrasja e civilëve, përfshirë fëmijëve, është e neveritshme”, tha Von der Leyen, sipas njoftimit të lëshuar nga Bashkimi Evropian lidhur me bisedën e zhvilluar me udhëheqësin jordanez.

“Komisioni Evropian gjithmonë ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë të drejtën e Izraelit për siguri dhe vetëmbrojtje”, tha ajo.

“Por, përshkallëzimi dhe përdorimi shpërpjesëtimor i forcës kundër civilëve nuk mund të justifikohet nën ligjin humanitar dhe ndërkombëtar”, paralajmëroi von der Leyen.

Shefja e KE-së kërkoi që Izraeli “menjëherë të rinisë dërgimin e ndihmave humanitare, në linjë me parimet humanitare, dhe me pjesëmarrjen e Kombeve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë humanitarë ndërkombëtarë”.

Bashkimi Evropian ka hasur në vështirësi që të ketë ndikim në konfliktin në Gazë për shkak të ndarjeve të kamotshme brenda bllokut mes shteteve që e mbështesin Izraelin dhe atyre që konsiderohen më propalestinez.

Megjithatë, momentumi për të shtuar presionin ndaj Izraelit është rritur që kur Izraeli rinisi ofensivën në Gazë.

Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Pjesëtarët e Hamasit janë ende duke i mbajtur dhjetëra pengje, ndërsa shumë të tjerë janë liruar në kuadër të marrëveshjeve për armëpushim dhe të tjera.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit, e cila ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka vrarë mbi 55.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve në llogaritjet e saj./REL



Ju sugjerojmë

Lideri çeçen: Jemi të përgatitur për luftë në Evropë, presim urdhrin e Putin
Bota

Lideri çeçen: Jemi të përgatitur për luftë në Evropë, presim urdhrin e Putin

5 Dhjetor, 2025 1:54 pm
“Diktatura e Ramës, njësoj si e Maduros”, Berisha: Mbështeten te fuqia e drogës
Kryesore

“Diktatura e Ramës, njësoj si e Maduros”, Berisha: Mbështeten te fuqia e drogës

5 Dhjetor, 2025 1:06 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

5 Dhjetor, 2025 11:58 am
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Kryesore

“Zonat e mbrojtura ishin nën agresion”, Rama: Pyllëzim me dron

5 Dhjetor, 2025 11:52 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me vdekje në Shkodër

5 Dhjetor, 2025 11:31 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

5 Dhjetor, 2025 10:19 am
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Rusia: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes

5 Dhjetor, 2025 8:34 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të premte

5 Dhjetor, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025 8:29 am
A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Para
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve

Minatori humbi jetën në minierën e Katjelit/Procedohet administratori dhe 2 të tjerë

Banka e Shqipërisë vendos tavan për transaksionet cash

Banka e Shqipërisë vendos tavan për transaksionet cash

Ambasada e SHBA sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK

Zgjedhjet/Ambasada e SHBA:Do vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë
















TE FUNDIT

Lideri çeçen: Jemi të përgatitur për luftë në Evropë, presim urdhrin e Putin

Lideri çeçen: Jemi të përgatitur për luftë në Evropë, presim urdhrin e Putin
5 Dhjetor, 2025

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për deklaratat e Presidentit rus, Vladimir Putin, lidhur me gatishmërinë...

Lexo më shumë

“Diktatura e Ramës, njësoj si e Maduros”, Berisha: Mbështeten te fuqia e drogës

“Diktatura e Ramës, njësoj si e Maduros”, Berisha: Mbështeten te fuqia e drogës
5 Dhjetor, 2025

“Diktatura autoritare e Edi Ramës është njësoj si ajo e Maduros në Venezuelë, pasi të dyja mbështeten te fuqia e...

Lexo më shumë

Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
5 Dhjetor, 2025

Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen "Veliaj". Seanca e radhës do të mbahet më 12 dhjetor. Nga të pandehurit, ka...

Lexo më shumë

“Zonat e mbrojtura ishin nën agresion”, Rama: Pyllëzim me dron

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
5 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij sot në në aktivitetin “Për ty natyrë”, një takim për prioritetet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com