Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Von der Leyen: BE duhet të rishikojë themelet e sigurisë dhe të forcojë mbrojtjen e Ukrainës 

2024/08/30 at 6:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Von der Leyen: BE duhet të rishikojë themelet e sigurisë dhe të forcojë mbrojtjen e Ukrainës 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për një përkushtim më të madh evropian për sigurinë dhe për tejkalimin e mungesës së gatishmërisë për të shpenzuar për mbrojtjen, duke e përmendur pushtimin e Ukrainës nga Rusia si dëshmi se blloku duhet patjetër të “mendojë për unionin tonë si një projekt të sigurisë në thelb”. 

Duke folur në kryeqytetin e Republikës së Çekisë në forumin vjetor të sigurisë, Globsec, Von der Leyen paralajmëroi se vitet e ardhshme do të jenë “rrezik i madh”. 

“Nëse duam paqe të vërtetë, ne duhet t’i rishikojmë themelet e arkitekturës së sigurisë së Evropës. Pushtimi i nisur nga Rusia ka qenë paralajmërim për Evropën”, tha ajo. 

Von der Leyen i kritikoi vendet joevropiane të cilat argumentojnë kundër armatimit të Ukrainës dhe paralajmëroi kundër bisedimeve të parakohshme për të cilat as Moska, e as Kievi nuk duken të gatshme për t’i mbajtur dy vjet e gjysmë pasi Rusia e nisi pushtimin. 

Përgjigjën se kur është koha për bisedime, tha ajo, “u takon miqve tanë ukrainas ta japin”. 

Forcat ruse kanë nën kontroll aktualisht një të pestën e territorit rus, por trupat ukrainase thonë tani se kanë nën kontroll më shumë se 1.200 metra katrorë territor të Rusisë, pasi e nisën një inkursion në rajonin Kursk muajin e kaluar. 

Derisa ajo specfikisht përmendi “shumë vende jashtë Evropës” që po bëjnë thirrje për bisedime të menjëhershme, duket se kjo ishte një goditje ndaj anëtares së BE-së, Hungarisë, presidenti i së cilës Viktor Orban kreu një mision të vetëshpallur dhe të pakoordinuar të “paqes” në Kiev, Moskë dhe Pekin, menjëherë pasi Budapesti e mori kryesimin e Presidencës së Këshillit të BE-së, në korrik, duke e xhindosur Brukselin. 

“Ne duam që lufta të mbarojë sa më shpejt”, tha Von der Leyen. 

Por, ajo shtoi se “qëndrimi im është se paqe nuk është thjesht mungesa e luftës. Paqja është një marrëveshje që e bën të pamundur dhe të panevojshme luftën. Prandaj, ne duhet ta vëmë Ukrainën në binarë të negocimit të një paqeje të tillë”. 

Ajo paralajmëroi kundër fajësimit të Kievit për pushtimin e paprovokuar që po e kryen Rusia. Ajo pyeti nëse Hungaria apo ish-Çekosllovakia duhet të fajësohen për pushtimin e vendeve të tyre nga trupat sovjetike dhe të Paktit të Varshavës më 1956 dhe 1968. 

“Përgjigja për këtë pyetje është shumë e qartë. Sjellja e Kremlini ishte e jashtëligjshme dhe mizore atëherë, dhe sjellja e Kremlinit është e jashtëligjshme dhe mizore edhe sot”, shtoi ajo. 

Von der Leyen tha se evropianët kanë shumë histori të ndryshme dhe flasin shumë gjuhë, “por në asnjë gjuhë paqja nuk është sinonim i dorëzimit; në asnjë gjuhë sovraniteti nuk është sinonim i pushtimit”. 

“Prandaj, ata që argumentojnë për ta ndalur mbështetjen për Ukrainën, nuk argumentojnë për paqe. Ata argumentojnë për dorëzimin e Ukrainës”, nënvizoi ajo. 

Von der Leyen tha se njëri ndër mësimet e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe reagimit ndërkombëtare ndaj saj është se “Evropa e ka tejkaluar mungesën e kamotshme të vullnetit për të shpenzuar për mbrojtjen e vet”. 

Ajo e theksoi rëndësinë e mbështetjet amerikane dhe bashkëpunimit transatlantik, por tha se “është detyrë e Evropës ta mbrojë Evropën”. 

Ajo tha se shpenzimet e vendeve anëtare të BE-së për mbrojtjen kolektive janë rritur nga 200 miliardë euro para luftës në gati 300 miliardë euro në vitin 2024. 

“Ne evropianët duhet të bëjmë rojë. Ne duhet ta përqendrojmë vëmendjen në dimensionet e sigurisë për gjithçka që bëjmë”, përfundoi ajo./REL 

Ju sugjerojmë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Para
“Falenderoj Putinin”, Rama thumbon Europën: Falë tij, BE-ja kuptoi që duhet të mbante pranë Ballkanin 

“Falenderoj Putinin”, Rama thumbon Europën: Falë tij, BE-ja kuptoi që duhet të mbante pranë Ballkanin 

Aksident në Lezhës/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur 

Aksident në Pogradec, “Benzi” del nga rruga, plagoset shoferi 38-vjeçar 

“Jam mik me Kushner dhe Aleks Soros, kam raporte të mira me Trump e Biden”, Rama: Shqipëria është vend i vogël, ka nevojë për miq 

“Jam mik me Kushner dhe Aleks Soros, kam raporte të mira me Trump e Biden”, Rama: Shqipëria është vend i vogël, ka nevojë për miq 

TE FUNDIT

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
6 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionuar katër gjyqtarë të këtij institucioni. Sllovenia ka...

Lexo më shumë

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
6 Qershor, 2025

Një ndeshje futbolli, e cila i vlen Kombëtares drejt ëndrrës për Botërorin 2026. Por, nëse përballja e 7 qershorit po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com