Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Von der Leyen: BE duhet të jetë pragmatike me SHBA-në, të thellojë lidhjet me Kinën

2025/01/21 at 2:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nisin procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje të martën bllokut evropian që t’i “thellojë” lidhjet me Kinën dhe të forcojë marrëdhëniet me Indinë, ndërkohë që të ndjekë një qasje “pragmatike” me administratën e re të SHBA-së të Donald Trumpit.

Në një fjalim hyrës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Von der Leyen theksoi rëndësinë që blloku evropian të bashkëpunojë dhe jo të konfrontohet me administratën e Trumpit, i cili ka premtuar tarifa ndëshkuese importi ndaj partnerëve kryesorë si pjesë e politikës së tij tregtare.

“Prioriteti ynë i parë do të jetë angazhimi i hershëm, diskutimi i interesave të përbashkëta dhe gatishmëria për të negociuar”, tha shefja e Komisionit Evropian në mbledhjen e liderëve botërore në Zvicër.

“Ne do të jemi pragmatikë, por gjithmonë do të qëndrojmë përkrah parimeve tona”, tha Von der Leyen, duke theksuar se Evropa mbetet e angazhuar për marrëveshjen e klimës të Parisit, pavarësisht urdhrit të Trumpit për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja.

Shefja e BE-së e përqendroi fjalimin e saj kryesisht në nevojën për të rritur partneritete me vendet e tjera përtej Shteteve të Bashkuara – duke bërë thirrje që blloku evropian të “angazhohet në mënyrë konstruktive” me Kinën, pavarësisht tensioneve në rritje tregtare midis Pekinit dhe Brukselit.

“Viti 2025 shënon 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Bashkimit Evropian me Kinën. Unë e shoh këtë si një mundësi për t’u angazhuar dhe thelluar marrëdhënien tonë me Kinën, dhe ku të jetë e mundur, edhe për të zgjeruar lidhjet tona tregtare dhe të investimeve”, tha ajo.

Ajo gjithashtu njoftoi se ekipi i saj kryesor do ta vizitojë Indinë për të forcuar lidhjet në udhëtimin e parë jashtë vendit të mandatit të ri.

“Së bashku me kryeministrin [Narendra] Modi, ne duam të përmirësojmë partneritetin strategjik me vendin më të madh dhe demokracinë më të madhe në botë”, tha Von der Leyen.

BE-ja ka thënë se është “gati” të mbrojë interesat e saj nëse Trumpi i bën realitet kërcënimet e tij tregtare – megjithatë, lideri i ri SHBA-së deri tani nuk ka njoftuar për hyrjen në fuqi të tarifave të tilla.

“Askush nuk ka interes që të prishë lidhjet në ekonominë globale”, tha Von der Leyen.

Përballë rrezikut, BE-ja ka punuar për të diversifikuar partneritetet e saj tregtare, duke njoftuar në ditët e fundit për një marrëveshje më të madhe tregtare me Meksikën dhe rinisjen e bisedimeve për një marrëveshje për treg të lirë me Malajzinë./REL

Ju sugjerojmë

Publikohen datat dhe rregullorja e Maturës Shtetërore
Aktualitet

Publikohen datat dhe rregullorja e Maturës Shtetërore

12 Janar, 2026 11:33 am
Rama në parkun eolik në Tropojë: Shqipëria do të jetë sovrane në energji
Aktualitet

Rama në parkun eolik në Tropojë: Shqipëria do të jetë sovrane në energji

12 Janar, 2026 11:32 am
Kina-Trumpit: Mos i përdorni vendet e tjera si justifikim për interesat tuaja
Bota

Kina-Trumpit: Mos i përdorni vendet e tjera si justifikim për interesat tuaja

12 Janar, 2026 11:20 am
Tritol servisit në Vuan e Dejës, policia: Po punohet për kapjen e autorëve
Kronikë

Tritol servisit në Vuan e Dejës, policia: Po punohet për kapjen e autorëve

12 Janar, 2026 10:12 am
Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën
Rajoni

Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

12 Janar, 2026 10:10 am
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump: Teherani dëshiron të negociojë, mund të organizohet një takim

12 Janar, 2026 10:09 am
Situata nga moti i keq në qarkun e Shkodrës, lumenjtë nën kuotat kritike
Aktualitet

Situata nga moti i keq në qarkun e Shkodrës, lumenjtë nën kuotat kritike

12 Janar, 2026 9:29 am
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Ndryshime në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë

12 Janar, 2026 8:47 am
Protestat e përgjakshme në Iran, qeveria shpall tre ditë zie
Bota

Protestat e përgjakshme në Iran, qeveria shpall tre ditë zie

12 Janar, 2026 8:44 am
Parashikimi i motit, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 12 janar 2026

12 Janar, 2026 8:43 am
Para
Turqi/ Një zjarr përfshin resortin e skive, humbin jetën 66 persona

Turqi/ Një zjarr përfshin resortin e skive, humbin jetën 66 persona

“Mbyllim TikTok-un së shpejti”/ Rama: Do të rihapet në një kohë më të arsyeshme

“Mbyllim TikTok-un së shpejti”/ Rama: Do të rihapet në një kohë më të arsyeshme

Presidenti Trump shpalos vizionin në ditën e parë të mandatit të dytë

Presidenti Trump shpalos vizionin në ditën e parë të mandatit të dytë

TE FUNDIT

Publikohen datat dhe rregullorja e Maturës Shtetërore

Publikohen datat dhe rregullorja e Maturës Shtetërore
12 Janar, 2026

Ministria e Arsimit ka bërë publike rregulloren dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026 për të gjithë maturantët e...

Lexo më shumë

Rama në parkun eolik në Tropojë: Shqipëria do të jetë sovrane në energji

Rama në parkun eolik në Tropojë: Shqipëria do të jetë sovrane në energji
12 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot parkun e madh eolik të Tropojës, një investim me kapacitet të pritshëm 600 MW, zhvilluar...

Lexo më shumë

Kina-Trumpit: Mos i përdorni vendet e tjera si justifikim për interesat tuaja

Kina-Trumpit: Mos i përdorni vendet e tjera si justifikim për interesat tuaja
12 Janar, 2026

Kina i kërkoi të martën Shteteve të Bashkuara të mos përdorin vendet e tjera si justifikim për të ndjekur interesat...

Lexo më shumë

Tritol servisit në Vuan e Dejës, policia: Po punohet për kapjen e autorëve

Tritol servisit në Vuan e Dejës, policia: Po punohet për kapjen e autorëve
12 Janar, 2026

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në fshatin Shelqet në Vaun e Dejës. Mësohet se si pasojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com