Teksa ka nisur mbledhja e Komisionit hetimor për Shëndetësinë, kryetarja e komisionin Albana Vokshi, ka deklaruar se anëtarët e mazhorancës kanë shkelur katër herë rregulloren duke bojkotuar mbledhjet.
Ajo thekson se ligji thotë që nëse mungojnë anëtarët më shumë se tre herë ata duhet të zëvendësohen me deputetët që kanë vullnet.
Vokshi kërkoi që ditën e sotme të zhvillohet një mbledhje normale.
“1/3 e komisionit mund të thërrasë në çdo kohë mbledhje e cila është e detyrueshme. Keni shkelur 4 herë ligjin dhe rregulloren.
Ligji thotë që nëse mungojnë anëtarët më shumë se tre herë ata duhet të zëvendësohen me deputetët që kanë vullnet.
Po ju shtrij dorën e bashkëpunimit që sot të kemi një mbledhje të rregullt. Qytetarët presin shumë nga ne. Presin hetim të paanshëm dhe transparencë”, u shpreh Vokshi.