Një 35-vjeçar është arrestuar për tre vjedhje të kryera në qytetin e Vlorës.
Sipas uniformave blu dyshohet se ky shtetas ka vjedhur tre biçikleta gjatë muajit dhjetor.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Pedalimi”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:
D. A., 35 vjeç, banues në Vlorë.
Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet e tjera hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 3 biçikleta në Vlorë, gjatë muajit dhjetor.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 biçikletat e vjedhura”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja./Opinion.al