Policia e Himarës ka arrestuar një 41-vjeçar pasi i vodhi një qytetareje kuletën me para dhe bizhuteri. Mësohet se i arrestuari është Fani Mone, banues në Fier.
“41-vjeçari, me precedent të mëparshëm për dhunë në familje dhe kalim të paligjshëm të kufirit, u kap menjëherë pasi i kishte vjedhur një shtetaseje, në shëtitoren e qytetit të Himarës, kuletën me para dhe bizhuteritë e floririt, me vlerë totale rreth 60 000 lekë”,-njofton policia.
41-vjeçari është gjithashtu autor i dyshuar i vjedhjes së 3 celularëve, në banesën e një shtetaseje më datë 26 qershor 2023, në Himarë.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas./ Opinion.al