Një 36-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë, pasi ka vjedhur një shumë parash në një automjet të parkuar.
Mësohet se shtetasi A.Ç., 36-vjeç u arrestua nga policia dhe gjatë kontrollit iu gjetën 200 euro dhe 4 mijë lekë të reja që i kishte vjedhur në makinën e një shqiptari të Kosovës.
Sipas uniformave blu, autori me inciale A. Ç. rezulton me precedentë të mëparshëm për të njëjtin krim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.