Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi vodhi një automjet në një garazh në rrugën “Xhanfize Keko”.
Polica thotë se i riu rezulton i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale. Makina e vjedhur është gjetur në zonën e Laprakës dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas, më datë 29.08.2024, ka vjedhur një automjet tip “Benz”, në një garazh në rrugën “Xhanfize Keko”, dhe më pas e ka braktisur atë në zonën e Laprakës”,-thotë Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë.