Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vodhi mjetet e zyrtarit grek, në pranga biznesmeni shqiptar që fiton tendera publikë

2023/12/04 at 12:33 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vodhi mjetet e zyrtarit grek, në pranga biznesmeni shqiptar që fiton tendera publikë

Një biznesmen i njohur shqiptar 45-vjeçar, pronar i një kompanie në Shqipëri që përfiton tendera publikë, është arrestuar në një operacion të policisë greke, i akuzuar si autor i vjedhjes së makinerive të rënda si eskavatorë, në të paktën tre raste.

Mediat greke raportojnë se në një nga rastet, viktimë ka qenë kompania private e Kryetarit të Bashkisë së Lamias në Greqi, Panourgias Papaioanou, njëherësh aksioner në skuadrën e futbollit të qytetit. Këtij të fundit, grupi kriminal ku bën pjesë biznesmeni shqiptar i kanë vjedhur 2 eskavatorë me vlerë 245 mijë euro, ngjarje e ndodhur të martën e shkuar ne Ftiotidha.

Mediat greke raportojnë gjithashtu se 45-vjeçari bënte një jetë luksoze ndërsa është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij.

Po ashtu janë identifikuar edhe dy të huaj të tjerë, pjesë e grupit. Të arrdhurat e aktivitetit të tyre kriminal llogariten në 645 mijë euro.

Si kryhej vjedhja

Operacioni i policisë greke u zhvillua në Janinë, ku u kryen arrestimet ndërkohë që policia ka sekuestruar një kamion dhe një automjet luksoz me targa shqiptare si dhe disa nga mjetet e rënda të vjedhura.

Në veçanti, sipas hetimeve policore, të dyshuarit, të paktën që nga shtatori, duke zotëruar njohuritë dhe mjetet e duhura, janë bashkuar me qëllim vjedhjen e makinerive të ndërtimit nga rajone të ndryshme të vendit.

Për sa i përket mënyrës së punës, ata pasi kanë lokalizuar makineritë e ndërtimit në kantiere, më pas duke përdorur kamionë me rimorkio i kanë transportuar në zona të tjera për t’i fshehur, ndërsa gjatë lëvizjes së kamionëve kanë përdorur makina për të kontrolluar rrugën.

Qëllimi i tyre përfundimtar ishte transportimi i makinerive të vjedhura të ndërtimit jashtë Greqisë, ku do t’i rishisnin të tëra ose si pjesë këmbimi, duke pritur fitime të mëdha.

Pas veprimeve të mësipërme, u konstatua se ata janë të përfshirë në këto raste:

Vjedhja e dy ekskavatorëve, me vlerë totale 245.000 euro, e ndodhur mëngjesin e datës 28.11.2023 në zonën e Fthiotidës, nga të cilët njëri prej tyre u gjet dhe i’u dorëzua pronarit.

Vjedhja e një makinerie tokësore, me vlerë 100.000 euro, e ndodhur në orët e para të datës 23.11.2023 në zonën e Janinës, e cila u zbulua më datë 26.11.2023 në zonën e Igumenicës i ngarkuar në një rimorkio me shtrat të sheshtë dhe i’u dorëzua pronarit.

Vjedhja e një kabine dhe motori, me vlerë totale 300.000 euro, të cilat u çmontuan nga një ekskavator me zvarritës nga zona e Etoloakarnanisë më datë 18.10.2023.

Në kuadër të hetimeve ndër të tjera u sekuestruan kamioni si dhe dy rimorkiot, të përdorura në secilin prej rasteve të vjedhjes në Janinë dhe Ftiotidha, 2 makina të cilat janë përdorur si pararendës në vjedhjet e mësipërme, 4 celularë, Gjurmues GPS dhe kamera, veshje pune dhe doreza dhe çelësa dhe vegla të ndryshme.

Ju sugjerojmë

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Çfarë veprimesh mund të marrë SHBA në Iran?

14 Janar, 2026 5:21 pm
Franca/ Më shumë vdekje sesa lindje që nga Lufta e Dytë Botërore
Bota

Franca/ Më shumë vdekje sesa lindje që nga Lufta e Dytë Botërore

14 Janar, 2026 3:50 pm
Venezuela “godet” mafien shqiptare, ministri: Operojnë nga Ekuadori
Bota

Venezuela “godet” mafien shqiptare, ministri: Operojnë nga Ekuadori

14 Janar, 2026 3:48 pm
Trump: SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës, çdo gjë tjetër është e papranueshme
Bota

Trump: SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës, çdo gjë tjetër është e papranueshme

14 Janar, 2026 3:43 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Protestat në Iran, Lavrov: Moska do të vazhdojë të punojë me Teheranin

14 Janar, 2026 3:32 pm
Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike
Kryesore

Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike

14 Janar, 2026 3:23 pm
Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para
Kryesore

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

14 Janar, 2026 1:26 pm
Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin
Bota

Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin

14 Janar, 2026 12:01 pm
U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin
Kronikë

U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin

14 Janar, 2026 11:51 am
“Mbrojtës pedofilësh”, Trump i drejtohet punëtorit: F*** you
Bota

“Mbrojtës pedofilësh”, Trump i drejtohet punëtorit: F*** you

14 Janar, 2026 11:21 am
Para
Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, në mesin e të dyshuarve edhe babai i saj

Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, në mesin e të dyshuarve edhe babai i saj

Ky është momenti kur Noka tenton t’i vërë zjarrin karrigeve të përmbysura në Kuvend

Flamur Noka ndezi zjarr në Kuvend, Balla thirrje prokurorisë: Deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit

Deklaratat e Ballës për kaosin në Kuvend, Bardhi: I keni vënë zjarrin prej 10 vitesh Shqipërisë

Deklaratat e Ballës për kaosin në Kuvend, Bardhi: I keni vënë zjarrin prej 10 vitesh Shqipërisë

TE FUNDIT

Çfarë veprimesh mund të marrë SHBA në Iran?

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
14 Janar, 2026

Në qershor, Donald Trump luajti në mënyrë të sigurt. Deklaratat e tij rreth një dialogu të mundshëm me Iranin kishin dhënë iluzionin...

Lexo më shumë

Franca/ Më shumë vdekje sesa lindje që nga Lufta e Dytë Botërore

Franca/ Më shumë vdekje sesa lindje që nga Lufta e Dytë Botërore
14 Janar, 2026

Franca ka regjistruar për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore më shumë vdekje sesa lindje...

Lexo më shumë

Venezuela “godet” mafien shqiptare, ministri: Operojnë nga Ekuadori

Venezuela “godet” mafien shqiptare, ministri: Operojnë nga Ekuadori
14 Janar, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Paqes, Diosdado Cabello, ka njoftuar sekuestrimin e një ngarkese masive prej 6.850 kilogramësh drogë....

Lexo më shumë

Trump: SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës, çdo gjë tjetër është e papranueshme

Trump: SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës, çdo gjë tjetër është e papranueshme
14 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka shtuar pretendimin e tij për marrjen e kontrollit të Grenlandës, duke këmbëngulur se SHBA-të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com