Një 33-vjeçar në Gjirokastër është vënë në prangat e policisë pasi ka vjedhur automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit Dh. H., në fshatin Vrisera, të Dropullit.
Uniformat blu bëjnë me dije se automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës material.
“Shërbimet e Postës së Policisë Dropull arrestuan në flagrancë shtetasin Kostas Dhima, 33 vjeç, banues në fshatin Zervat, Gjirokastër. Arrestimi i tij u bë pasi ka vjedhur automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit Dh. H., në fshatin Vrisera, Dropull. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet në ngarkim të shtetasit K. Dh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./Opinion.al