Policia ka ndaluar një 22 vjeçar në fshatin Lybeshë të Beratit dhe ka proceduar në gjendje të lirë të dashurën e tij 17 vjeçare banuese në Ullinjas.
Të dy të rinjtë dyshohen se kanë vjedhur në bashkëpunim një sasi eurosh në banesën e xhaxhait të vajzës të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Konkretisht ështeë arrestuar E.Ç, 22 vjeç dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasja Xh.Z 17 vjeçe, pasi vodhën në banesën e shtetasit E.Z.
Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Opinion.al