Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vodhi 700 mijë Euro cigare, eksperti i policisë i la që t’i ruante hajduti

2023/02/27 at 9:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Vodhi 700 mijë Euro cigare, eksperti i policisë i la që t’i ruante hajduti

Për rastin e ndalimit të grupit të xhirimit, “Stop” solli sot investigimin, që çoi stafin në Elbasan, e për të cilin, prokurorët e përfshirë njoftuan, se ishte një makinë e dyshimtë para prokurorisë. Ngjarja e ka zanafillën në Polis të Elbasanit dhe ka ndodhur më 11 Janar 2018.


Pronari i një sasie të madhe cigaresh, me ndihmën e “Stop” demaskoi zyrtarët e hetimit, të cilët u korruptuan nga i dyshuari kryesor i vjedhjes, Ismail Balla.

“Fati ndoshta më ndihmoi që rashë shumë shpejt në gjurmët e poseduesit të mallit tim, i cili po e shiste me shumicë këtë produkt. E gjithë puna është nga unë, hetimi është bërë nga unë dhe jo nga policia. Policinë dhe prokurorinë i kam pasur kundra meje sepse nëse do i kisha pasur pranë kjo çështje do kishte mbaruar brenda javës sepse është e provuar dhe e faktuar çdo gjë. Unë kisha shenjat dalluese”, tha denoncuesi.

Cigaret e vjedhura vlera e të cilve shkonte 700 mijë Euro kanë këto karakteristika vit prodhimi 2014 dhe ID e porosisë 60068636.

“Organizova kushërinj dhe të njohurit e mi duke i shpërndarë nëpër zonat përreth Elbasanit. Deri në Durrës u shpërndanë të gjithë. Këta njerëz kur vinin në darkë më sillnin paketat e blera ku kishin shkruajtur dhe mbrapa pikën e shitjes ku kishin blerë. Unë konstatoja dhe shihja shenjat dalluese që kisha. Brenda dy ditësh përfundova tek magazina që e shpërndante këtë produkt. Kjo magazinë ishte në Cërrik dhe personi që shiste mallin tim quhej Ismail Balla”, tha denoncuesi.

Në magazinën e tregtarit nga Cërriku, u gjetën 54 koli cigare, që përputheshin me cigaret e vjedhura, sipas investigimit, që i dëmtuari bëri.

Në 15 Janar 2018, Policia e Elbasanit, e përfaqësuar nga eksperti kriminalist Gentian Hidri, konstatoi në praninë e viktimës dhe të dyshuarit, Ismail Balla, sasinë prej 54 koli cigaresh. Atë natë eksperti Hidri e përcolli denoncuesin dhe të nesërmen bëri bllokimin e cigareve të vjedhura.

Këtu nis dyshimi për korrupsion, pasi eksperti kriminalist Gentian Hidri, ia la në ruajtje cigaret e vjedhura, të dyshuarit kryesor Ismail Balla.

“Kur konstatuam dhe hapëm mbi 20 koli që kishin të njëjtat karakteristika me ato që kisha deklaruar në polici, OPGJ më thotë, Gentian Hidri më thotë kthehemi në komisariat se çdo gjë përfundoi. Ditën e nesërme ky zotëria ka shkuar dhe ka bërë akt bllokimin dhe këtë sasi ky e ka bllokuar dhe e ka lënën nën ruajtje tek hajduti, tek vetë personi, i cili e vodhi”, tha denoncuesi.

“Vjedhja në fshatin Polis u shkatërrua pa nisur mirë hetimin që tek policia. Sipas informacioneve që ka mësuar emisioni “Stop” eksperti kriminalist në Policinë e Elbasanit, Gentian Hidri, i la në ruajtje provën materiale, të dyshuarit kryesor, një procedurë totalisht në shkelje dhe abuzive. Qartë ne kuptojmë që ky ekspert kriminalist, pra zoti Hidri ka favorizuar hapur të dyshuarin kryesor në lidhje me këtë vjedhje. Ritheksojmë është një vjedhje e konsiderueshme edhe në vlerë monetare”, tha gazetari Angjellari.

Gazetari komunikon vetëm me Hidrin.

Gazetari: Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në 2018 në Polis, një vjedhje me cigare, Ismail Balla është personi që i është gjetur sasia. Tani unë kisha një pyetje, pse i janë lënë në ruajtje personit që dyshohej për këtë vepër penale, sepse  më vonë na del që ai i ka ndryshuar kolitë, ka zhbërë provat.

Gentian Hidri: Thashë dhe njëherë, ka kaluar shumë kohë dhe nuk mund të flas kështu a priori.

Gazetari: Jo them kështu, në kod penal ose ju kam përshtypjen keni dhe shkollimin përkatës

Gentian Hidri: Tani unë, të lutem një sekondë i nderuar gazetar, unë aktualisht që po flasim bashkë jam në gjendje shëndetësore me probleme, kam një problem timin dhe nuk mund të zgjatem më shumë.

Gazetari: Njohje familjare ose shoqërore keni me zotin Balla?

Gentian Hidri: Nuk bëhet llaf fare, nuk bëhet fjalë fare!

Sipas denoncuesit, Gentian Hidri mbështetej nga prokurorja e çështjes, Pranvera Stafa.

“Ky zotëria, oficeri i Policisë Gjyqësore kishte edhe mbështetjen e prokurores së asaj kohe e cila ishte në çdo veprim e mbështeste. Ka qenë Pranvera Stafa. Kjo ka qenë prokurorja që kur unë shkoja pyesja për ecurinë e procedurave dhe si unë mund të ndihmoj procesin, të më merrte në pyetje, kjo më thoshte s’të kemi thirrur, s’ke pse vjen, kur të kemi diçka të re do të të thërrasim vetë, mos hajde”, tha denoncuesi.

Ky marifet i dha kohë dhe mundësi, që Ismaili të zëvendësonte kolitë e vjedhura me koli  të tjera, të blera sipas tij, në Fier në Berat.

Ismail Balla: Kjo është magazina.

Gazetari: Kujt ia keni blerë?

Ismail Balla: Kë?

Gazetari: Cigaret.

Ismail Balla: I kemi blerë me faturë TVSH ne.

Gazetari: Ku, në Berat?

Ismail Balla: Në Fier, Skënder Hysenaj.

Gazetari: Kujt ia bleve zotëri?

Ismail Balla: Po pra, unë kam dokumentat, në Fier dhe Berat. Në dy vende.

Por faturat e shitjes nuk përputhen. “Stop” i disponon faturat ku thuhet se në Berat janë blerë më 8 Janar 30 koli ndërsa në Fier më 10 Janar 35 koli. Sipas skanimit të barkodit del se në këtë sasi ka cigare të vitprodhimit 2017-s dhe të vitprodhimit të 2014-s. Aty vërtetohen që 4 koli janë të njëjtat me sasinë e vjedhur në Polis të Elbasanit.

Ka dyshime të arsyetuara se fatura e Fierit është e falsifikuar për të mbuluar sasinë e cigareve të vjedhura që u gjetën në magazinë. “Stop” ka siguruar 3 kopje të faturës. Aty shfaqet emri i blerësit dhe transportuesit që është Islam Balla, shitësi Margeta Topi. Në një faturë tjetër shfaqet vetëm emri i shitësit ndërsa tek fatura e fundit nuk ka asnjë të dhënë të blerësit apo shitësit.

Nëse shihet kaligrafia e shkrimit tek blerësi, transportuesi dhe shitësi, ajo është e njëjtë. Pra ka dyshime se kjo faturë të jetë firmosur nga i njëjti person. Ky fakt na lë të kuptojmë që kjo faturë është bërë në emergjencë e sipër kur sasia e cigareve u gjet nga vetë i dëmtuari në magazinën e Ismail Ballës në Cërrik, kur këtij të fundit iu la kohë nga eksperti Gentian Hidri që cigaret të zëvendësoheshin me cigare të tjera për të humbur gjurmët.

Gazetari e telefonoi Ismail Ballën duke u hequr si nipi i ekspertit Gentian Hidri. Gazetari e porositi të fshinte numrin e ekspertit, pasi rasti po investigohej dhe të thoshte, se nuk e njihte Hidrin.

Gazetari: Ismail si kalove?

Ismail Balla: Mirë!

Gazetari: Ça bëre? Nipi i Gent Hidrit, policit jam.

Ismail Balla: Çkemi xhaxh!

Gazetari: Nuk të merr dot Genti në telefon, se kanë ardhur këta të “Stop”-it, këtu në Prokurori dhe më tha mua për t’u takuar aty në Cërrik, po mund të të vijnë këta të “Stop”-it dhe thuaj që nuk e njeh këtë Gent Hidrin.

Ismail Balla: Po!

Gazetari: Nuk jeni shokë thuaj d.m.th. Ismailo erdhën ata?

Ismail Balla: Jo, s’ka ardhur njeri, ku je ti?

Gazetari: Unë jam rrugës po pashë makinën e televizionit se është bërë nami i zi këtu te Prokuroria, donin të kapnin prokurorin edhe Gentiani më tha: Shko foli, që mos të fliste në telefon!

Ismail Balla: Jo! Unë ika, i thashë çunit aty që nuk është këtu ai.

Gazetari: Po të të pyesin për Gentin mos fol fare.

Ismail Balla: Ta fik fare unë?  

Gazetari: Hiqja numrin fshiji biseda çfarë ke bërë, fshiji se ndoshta nuk e di…

Ismail Balla: Se lajmërova çunin, lashë çunin aty: nuk di gjë thuaj, ka ikur ka punët e veta!

Gazetari: Gjithë kryesorja është këtu që po të thanë se këtu është gjithë kleçka se ti e di si e rregullova me dajën se kështu më tha. Nuk e njoh, kaq.

Kur gazetari i shkon Ismail Ballës, ky i fundit thotë se nuk e njeh fare OPGJ-në.

Ismail Balla: As nuk e njoh fare… As kam numër telefoni fare. S’kam punë, lidhje me ta.

Eksperti kriminalist në policinë e Elbasanit i la në ruajtje provën materiale Ismail Ballës, të dyshuarit kryesor. Shkelje e qartë e procedurës.

“Ky ka deklaruar që para dy vjetësh ka shitur mallin në sekuestro. Nëse sot do i kthehemi të investigojmë apo të bëjmë një proces ose një diçka, ne nuk kemi provë materiale”, tha denoncuesi.

Kjo çështje, sipas gazetarit Angjellari, është mbuluar hapur nga Prokuroria e Elbasanit, ku ka kaluar dorën e 8 prokurorëve dhe ka zgjatur rreth 5 vite.

“Sipas ekspertëve të doganave u konstatua se në magazinën e Ismail Ballës u gjetën 4 koli që janë të njëjtat me sasinë, e cila u vodh vetëm disa kohë më përpara në Polis të Elbasanit. Ky fakt duhet të kishte çuar prokurorinë e Elbasanit tek autori kryesor se kush i vodhi këto cigare. Por mbeti enigmë pse prokurorët nuk e pyetën përsëri zotin Balla se ku i bleu këto 4 koli dhe më pas të kishin ndjekur zinxhirin deri në identifikimin e autorit”, tha gazetari./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, dalin nesër para gjykatës Safet Bajri dhe dy të dyshuarit e tjerë
Aktualitet

Vrasja e Fatbardh Licit, Safet Bajri rekurs në Gjykatën e Lartë

24 Qershor, 2025 4:29 pm
Operacion i SPAK, 20 urdhër-arreste për trafik droge, kontrolle në disa qytete
Aktualitet

Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

24 Qershor, 2025 4:10 pm
AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
Aktualitet

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

24 Qershor, 2025 3:55 pm
Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës
Aktualitet

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës

24 Qershor, 2025 3:35 pm
Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…
Aktualitet

Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…

24 Qershor, 2025 3:21 pm
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 2:48 pm
Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
Aktualitet

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

24 Qershor, 2025 2:44 pm
Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
Aktualitet

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

24 Qershor, 2025 2:29 pm
Plazh me mushkonjat në Divjakë
Aktualitet

Plazh me mushkonjat në Divjakë

24 Qershor, 2025 2:26 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

24 Qershor, 2025 2:17 pm
Para
Dosja e vjedhjes së 700 mijë € cigare, ish-prokurori zbulon skemën e kolegëve në Elbasan

Dosja e vjedhjes së 700 mijë € cigare, ish-prokurori zbulon skemën e kolegëve në Elbasan

Haxhiu: Protesta është neveritëse, nuk duhet me na turpëru para botës

Haxhiu:Zotimi për marrëveshje është arritur,në takimin e ardhshëm besoj do ketë nënshkrim

Dritan Mehmeti merr drejtimin e skuadrës së Dinamos

Dritan Mehmeti merr drejtimin e skuadrës së Dinamos
















TE FUNDIT

Vrasja e Fatbardh Licit, Safet Bajri rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, dalin nesër para gjykatës Safet Bajri dhe dy të dyshuarit e tjerë
24 Qershor, 2025

Safet Bajri ka kërkuar në Gjykatën e Lartë revokimin e masës së sigurisë ndaj tij për vrasjen e Fatbardh Licit....

Lexo më shumë

Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

Operacion i SPAK, 20 urdhër-arreste për trafik droge, kontrolle në disa qytete
24 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Dritan Lleshi, pasi akuzohet...

Lexo më shumë

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
24 Qershor, 2025

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar qytetarët për temperaturat ekstreme deri në 40°C që do të shfaqen në ditët...

Lexo më shumë

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës
24 Qershor, 2025

Porti i Durrësit ka pritur këtë të martë një tjetër mjet luksoz lundrimi. Bëhet fjalë për super-jahtin “Andromeda”, i hedhur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com