Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vodhën votat për partinë, ja dënimi për komisionerët

2016/09/27 at 2:18 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vodhën votat për partinë, ja dënimi për komisionerët

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar kryesuesin e Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, më 6 muaj burgim me kusht. Ai është shpallur fajtor për manipulim me vota në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010.

Bashkë me të janë shpallur fajtorë edhe Ramadan Zuka, Fatlum Demiri, Baki Musa, të gjithë nga fshati Pozharan i Vitisë.

“Janë fajtorë, sepse në zgjedhjet parlamentare të Republikës së Kosovës të mbajtura më 12.12.2010, në Qendrën e votimit 2605D/01 në Shkollën Fillore “2 Korriku”në fshatin Pozharan, të pandehurit Naim Pira, Ramadan Zuka, Fatlum Demiri dhe Baki Musa si anëtarë të komisionit votues, kanë falsifikuar rezultatet e zgjedhjeve për deputet në Parlamentin e Kosovës, në atë mënyrë që gjatë dhe pas numërimit të votave kanë manipuluar me 861 vota”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi.

Sipas Gjykatës, veprimi i tyre ka qenë në atë mënyrë që  “subjekteve politike dhe kandidatëve konkurrues për anëtarë të Parlamentit të Kosovës, iu kanë shtuar apo hequr votat e dhëna nga votuesit dhe pas kësaj i kanë regjistruar në mënyrë jo të saktë në formularin e rezultateve të kandidatëve dhe në këtë mënyrë kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rezultatet e votimit dhe atë në favor të subjekteve dhe kandidatëve të tyre të preferuar, duke i dëmtuar subjektet e partive tjera politike dhe kandidatët e tyre – më çka ka kryer veprën penale “mashtrim në votime”…”.

Megjithatë, gjykata i kishte dënuar këta katër persona me gjashtë muaj burgim me kusht, në mënyrë që ata brenda një viti të mos bëjnë ndonjë tjetër vepër penale.

“Ju shqiptohet dëmin më kusht, ashtu që të njëjtëve jua cakton dëminin me burgim në kohëzgjatje prej nga 180 ditëve, duke urdhëruar në të njëjtën kohë që këto dënime mos të ekzekutohen, nëse të njëjtit gjatë përiudhës verifikuese prej një (1) viti, duke filluar nga dita pasuese e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryejnë vepër tjetër penale, nën kërcënim të revokimit të këtij dënimi…”, thuhet më tej në vendim.

Ata kishin bërë marrëveshje për pranimin e fajësisë, të cilin gjykata e ka marrë edhe si provë për ekzistimin e veprës penale për të cilën janë dënuar.

Por Naim Pira, thotë se ende nuk e ka pranuar vendimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit për dënimin e tij.

“Jo ende nuk e kam marr vendimit e Gjykatës”, ka thënë ai, duke thënë se do të ankohet në shkallën e dytë.

Mirëpo, në vendimin e Gjykatës thuhet se palët kanë hequr dorë nga e drejta për ankesë.

“Aktgjykimi është bërë i plotfuqishëm më datë 21 korrik të vitit 2016 pasi që palët kanë hequr dorë shprehimisht nga e drejta në ankesë…”, thuhet në fund të vendimit.

I pyetur nëse e ka pranuar fajësinë, ashtu siç thuhet në vendim, ai e ka mohuar këtë, duke thënë se kanë kërkuar fakte nga Gjykata.

I pyetur nëse do të japë dorëheqje pas këtij vendimi, ai ka thënë se do të veprojë sipas dispozitave ligjore, edhe pse, sipas tij, ligji nuk e parasheh dorëheqjen në këso rastesh.

Ai nuk ka dashur ta komentojë dorëheqjen morale, duke thënë se do të ankohet në shkallë të dytë.

Naim Pira është kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai ishte kandidat për asambleist në zgjedhjet lokale të 2013-ës, dhe mbante numrin 20.

Ramadan Zuka është nga i njëjti fshat me Naim Pirën.

Fatlum Demiri, nga fshati Pozharan i Vitisë, në profilin e tij në Facebook shkruan se është zyrtar i lartë për punë profesionale në Kuvendin Komunal të Vitisë. Baki Musa është po ashtu nga fshati Pozharan.

Këta të akuzuar, sipas vendimit të gjykatës, kanë hequr dorë nga ushtrimi i ankesës, dhe në këtë mënyrë, vendimi është bërë i plotfuqishëm nga data 21 korrik i vitit 2016.

Në këtë proces gjyqësor kanë qenë të përfshirë edhe Avni Ostorgllava dhe Bajram Pira, po ashtu nga fshati Pozharan i Vitisë, të cilët akuzohen si bashkëkryerës në këtë rast. Por gjykata e ka veçuar lëndën ndaj tyre. Ndaj Bajram Pirës gjykata ka thënë se do të lëshohet urdhër-arrest./Insajderi.com

Ju sugjerojmë

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

28 Tetor, 2025 10:44 pm
Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
Sport

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

28 Tetor, 2025 10:16 pm
Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
Bota

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

28 Tetor, 2025 9:41 pm
Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë
Bota

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë

28 Tetor, 2025 8:22 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

28 Tetor, 2025 7:24 pm
Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
Kronikë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

28 Tetor, 2025 7:22 pm
Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
Aktualitet

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

28 Tetor, 2025 6:28 pm
Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
Kronikë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

28 Tetor, 2025 6:13 pm
SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona
Bota

SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona

28 Tetor, 2025 6:11 pm
Para
Video/ Ja si i forti me X6 goditi makinën e policisë

Video/ Ja si i forti me X6 goditi makinën e policisë

Sherri me thika në afërsi të ish-Bllokut, ja kush është i forti që u plagos mbrëmë

Sherri me thika në afërsi të ish-Bllokut, ja kush është i forti që u plagos mbrëmë

“Xhaka Champions”, ja si e shikon Taulanti përplasjen me sivllaun e tij

"Xhaka Champions", ja si e shikon Taulanti përplasjen me sivllaun e tij

TE FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
28 Tetor, 2025

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje...

Lexo më shumë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
28 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Dyukov, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të marrë përsipër organizimin e Kampionatit...

Lexo më shumë

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
28 Tetor, 2025

64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion masiv policor kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro, ku...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
28 Tetor, 2025

Rreth 6 orë pas vrasjes së një 42-vjeçari në Kalanë e Beratit, policia lokale ka vënë në pranga autorin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com