Katër të mitur të moshës 14-15 vjeç, janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se kryenin vjedhje të ndryshme.
Blutë bëjnë me dije se dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa pjesë automjetesh, në një biznes, në autostradën Tiranë-Vorë.
Sakaq, gjatë kontrollit në banesën e njërit prej 14-vjeçarëve, efektivët gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak, të cilën i mituri e publikonte dhe në rrjete sociale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.