Policia italiane ka vënë në pranga katër shtetas shqiptarë nën akuzën e vjedhjes.
Katër shqiptarët e moshave përkatësisht 30,32,34 dhe 41 vjeç, akuzohet se kanë grabitur 17 banesa.
Veprat e tyre kryesisht ata mësohet se i kryenin në Milano, Limbiate, Verdo dhe Paderno Dugnano.
Sipas mediave italiane, vjedhjet janë kryer gjatë periudhës 14-28 tetor. Ndërsa gjatë kontrollit fizik në banesën e tyre, policia gjeti makina, veshje që përdoreshin për vjedhje, para, ora dhe sende me vlerë.
Aktualisht tre shqiptarët ndodhen në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia italiane.