Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VOA i qëndron lajmit mbi ndikimin e politikës për emërimet në administratë

2019/01/15 at 9:28 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
VOA i qëndron lajmit mbi ndikimin e politikës për emërimet në administratë

Ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj, përmes një prononcimi për mediat të martën në Tiranë, vuri në dyshim dhe kërkoi përgënjeshtrimin e kronikës së botuar një ditë më parë nga Zëri i Amerikës lidhur me ndikimet e politikës për emërimet në administratë.


Zëri i Amerikës i qëndron raportimit të tij, i cili është i bazuar mbi faktet që burojnë nga një dosje hetimore me përgjime të një ish zyrtari të lartë të shtetit, aktualisht nën hetime për korrupsion. Në komunikimet e tij me funksionarë shtetërorë dhe deputetë, ish-drejtori i burgjeve u përgjigjet kërkesave dhe interesimit të tyre për të marrë në punë persona të caktuar, apo për të sistemuar të tjerë në vende të tjera pune.

Zëri i Amerikës, ka konfirmuar kryerjen e bisedave edhe me zyrtarët që dalin në përgjime. Ndonëse në përgjigjet e tyre ata e justifikojnë arsyen e marrjes në telefon të drejtorit të burgjeve, kushdo mund t’i shohë e t’i lexojë përgjimet dhe të nxjerrë konkluzionet përkatëse nga konteksti i tyre, nëse bëhet fjalë për një proces etik, profesional dhe të rregullt të marrjes në punë, apo nëse ato janë vetëm një provë e asaj që besohet gjerësisht se në Shqipëri ngritja e një administrate profesioniste është ende një sfidë e vështirë, për shkak edhe të ndërhyrjeve të tepruara të politikës.

Në vetë daljen e saj zonja Gjonaj konfirmon ato që janë thënë në bisedat e përgjuara, se Kryeministri e kishte bllokuar përkohësisht listën. Fakti, që siç u shpreh zonja Gjonaj, Kryeministri ka bllokuar “jo listën e konkurrimeve, por listën e ndërhyrjeve”, provon pikërisht problemin që ngre raporti i Zërit të Amerikës, ekzistencën e ndërhyrjeve të shumta.

Siç vihet në dukje në kronikë, në mars të vitit 2018, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, në raportin që i dorëzoi Kuvendit, një e treta e punësimeve në administratë bëhen me urdhër titullari dhe jashtë procedurave të ligjit./VOA/

 

Etiketa: emerimet ne administratelajmindikimi i politikeszeri i amerikes


Ju sugjerojmë

Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës
Kryesore

Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës

30 Shtator, 2025 3:25 pm
Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra, reagon Gjykata Kushtetuese

30 Shtator, 2025 1:20 pm
Gazment Bardhi: Rama kërkon një Kuvend “memec”, kanë frikë nga debati
Kryesore

Gazment Bardhi: Rama kërkon një Kuvend “memec”, kanë frikë nga debati

30 Shtator, 2025 12:47 pm
Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026
Aktualitet

Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026

30 Shtator, 2025 12:07 pm
Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Begajt vakancën për Bashkinë e Tiranës

30 Shtator, 2025 12:00 pm
PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën
Kryesore

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën

30 Shtator, 2025 10:57 am
Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese
Bota

Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

30 Shtator, 2025 10:02 am
Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin
Bota

Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin

30 Shtator, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 30 shtator 2025

30 Shtator, 2025 8:00 am
Para
Deputetët “rrëzojnë” kryeministren, hedhin poshtë marrëveshjen e BREXIT-it

Deputetët "rrëzojnë" kryeministren, hedhin poshtë marrëveshjen e BREXIT-it

Alban Skënderaj feston ditëlindjen plot dashuri, ja sa vjeç mbush këngëtari

‘Panorama e jetës’ Alban Skënderaj publikon foton më të ëmbël

E goditi 13 herë me thikë, djali i propozon martesë ta shpëtoj nga burgu

E goditi 13 herë me thikë, djali i propozon martesë ta shpëtoj nga burgu
















TE FUNDIT

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
30 Shtator, 2025

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të...

Lexo më shumë

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
30 Shtator, 2025

Sekretari Amerikan i Luftës, Pete Hegseth, kritikoi ashpër gjeneralët dhe nismat e diversitetit që ai tha se çuan në dekada...

Lexo më shumë

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
30 Shtator, 2025

Qeveria çeke njoftoi sot se synon të japë shembull duke u bërë vendi i parë i BE-së që kufizon hyrjen...

Lexo më shumë

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
30 Shtator, 2025

Në takimin me të gjithë shefat e ushtrisë amerikane, Presidenti Donald Trump paralajmëroi sot se do të shkarkonte çdo zyrtar nëse nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com