Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e sotme Pylli i Sodës në Vlorë. Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi, pasi favorizohet edhe nga era.
Në vendin ku është regjistruar zjarri kanë mbërritur 3 automjete dhe 20 forca zjarrfikëse, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të situatës.
Zjarri dyshohet i qëllimshëm i vendosur nga persona në zonë. Policia gjithashtu në vendngjarje duke survejuar perimetrin e sigurisë Për momentin nuk rrezikohen biznese apo banese.