VLORE- Një 34 vjeccare ka denoncuar në polici dhunën e vjehrrit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mifol të Vlorës, ku policia ka arrestuar pas denoncimit , shtetasin Todi Kristo.
Policia raporton se sherri ka lindur për shkaqe të dobëta. 34-vjeçarja si pasojë e përleshjes me vjehrrin ka marrë dëmtime në trup, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.