Nje person i maskuar dhe i armatosur ka tentuar te grabisë me dhunë një karburant në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “Hajro Cakërri”.
“Më datë 22.11.2020, në orën 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë me dhunë në një karburant duke kercënuar punonjësin e karburantit shtetasin V. Rr., 59 vjeç, të cilin e ka goditur me një send të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike. Autori nuk ka mundur të kryej vjedhjen dhe është larguar me shpejtēsi.
Policia ka verifikuar të gjitha kamerat dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit./Opinion.al