Policia kufitare ka sekuestruar 1.5 ton kanabis në një operacion të zhvilluar gjatë natës së mbrëmshme. Sipas policisë lokale rreth orës 03:00 në zonën e Petrolifrës në një kamionçinë ‘IVECO’ janë konstatuar rreth 1.5 ton lëndë narkotike, kanabis.
Droga po transportohej me shoqërues, ndërsa dy fuoristradat ‘Toyota’ dhe ‘Land Rover’ pasi kanë konstatuar ndjekjen policore janë braktisur dhe autorët janë fshehur në pyll.
Delta Forcë dhe policia lokale vazhdojnë kontrollin nga toka për kapjen e autorëve. Destinacioni i lëndës narkotike ishte Italia.