Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme afër shkollës Industriale në Vlorë. Sipas informacioneve të para të policisë, trupi i përket shtetasit me iniciale A.C. 41 vjeç.
Viktima është gjetur nga kalimtarët, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Gjatë kontrollit në trup nuk janë dalluar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:50, në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. C. (D.), 41 vjeç, banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, i cili dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore.
Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.