Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Llakatund në Vlorë.
Sipas njoftimit të policisë, një fëmijë 1-vjeçarë ka humbur jetën ditën e sotme.
Policia dyshon se fëmija është mbytur aksidentalisht me ushqim, në banesën e tij. Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
“Dyshohet se në fshatin Llakatundë, Vlorë, një fëmijë 1-vjeçar është mbytur aksidentalisht me ushqim, në banesë”, njoftoi policia.