Gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes është përfshirë nga zjarri një banesë në Vlorë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, ku brenda banesës ndodheshin edhe familjarët. Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë 8 zjarrfikës me dy mjete.
Personat që ndodheshin brenda banesës u nxorën pa lëndime. Pas shumë përpjekjesh, zjarri u shua, por banesa është djegur komplet me të gjitha orenditë që kishte brenda. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.