Një automjet ka goditur fillimisht një kalimtar, më pas ka përplasur një motorçikletë dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Si pasojë e aksidentit kalimtari Nikollaq Dema 67 vjeç dhe drejtuesi i motorçikletës, identiteti i të cilit nuk dihet ende, kanë mbetur të plagosur, shkruan Ora News.
Ata janë transportuar në spitalin e Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore. Mësohet se më kritike paraqitet gjendja e 67-vjeçarit Dema.
Policia ka nisur hetimet per identifikimin e autorit të aksidentit dhe kapjen e tij.