Një fëmijë 5 vjeç është aksidentuar nga freza që punonte tokën babai i tij. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në fshatin Llakatund të Vlorës.
I mituri është nisur me urgjencë për në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
‘Ditën e djeshme, në fshatin Llakatund, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, një shtetas 5 vjeç, me mjetin bujqësor (frezë) me të cilin punonte babai i tij. I mituri është transportuar në spitalin e Traumës, ku është në kujdesin e mjekëve”-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejeshme.