Një 57-vjeçar në Vlorë ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, kur shtetasi I.Gj, 57 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se duke montuar një pajisje në një subjekt privat, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar.
Mësohet se 57-vjeçari po transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Opinion.al