Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 26-vjeçare, e cila dyshohet se i ka vjedhur paratë bashkëjetuesit të saj dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetases A. S., 26 vjeçe, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, bashkëjetuesit të saj”, njofton policia e Vlorës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al