Vlora vazhdon të tronditet nga shpërthimet e tritolit, megjithëse deri tani asnjë person nuk është ndaluar. Një shpërthim tjetër ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35, në lagjen “Rilindja”, në afërsi të lokalit me pronar S.Z..
“Më datë 11.04.2019, rreth orës 03:35, në lagjen “Rilindja”, në afërsi të lokalit me pronar S.Z., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. Po punohet intensivisht për idenifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al