Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vlora Marina Residences sjell hotelin me 5 yje Marriott, i pari në bregdetin shqiptar

2023/07/28 at 8:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vlora Marina Residences sjell hotelin me 5 yje Marriott, i pari në bregdetin shqiptar

Vlora Marina Residences dhe Marriott International nënshkruan marrëveshjen që i   hap rrugën hotelit me 5 yje të certifikuar ndërkombëtarisht në Vlora Marina. Investimi mbi 100 milionë euro parashikon ngritjen dhe menaxhimin e hotelit Vlora Marriott Hotel si dhe prezantimin e një koncepti të ri për Shqipërinë dhe rajonin që janë apartamentet e branduara. Hoteli i ri do të vendoset në zemër të Vlorës dhe do të jetë pjesë e investimit në Vlora Marina, projektit urban miks, i  cili përfshin një marinë të klasit botëror me 438 vende për ankorim të jahteve dhe mega-jahteve, apartamente Premium me pamje nga deti, njësi shërbimi dhe zona argëtimi.

Vlora Marriott Hotel parashikon zhvillimin harmonik të peizazhit të qytetit duke sjellë ekselencën e një përvoje të gjatë të hotelerisë me 5 yje dhe rezidencës së branduar, një koncept i   ri, i   cili i  shton një tjetër dimension këtij projekti.

Marrëveshja me Marriott International shënon një fillim të rëndësishëm për Vlorën dhe për standardet më të larta që Shqipëria po përvetëson në fushën e turizmit dhe mikpritjes. Si hoteli me 150 dhoma ashtu edhe  apartamentet e brandura (branded apartments) do të manaxhohen nën të njëjtën strehë nga i njëjti ekip Marriott, duke garantuar cilësinë dhe standardet më të larta ndërkombëtare.

Në fjalën e saj, që i parapriu nënshkrimit të marrëveshjes, Ardiana Sokoli, Zv.Presidente për Pasuritë e Paluajtshme e Grupit BALFIN tha se ky bashkëpunim dhe standardet e parashikuara për t’u implementuar aty, ndryshojnë tërësisht rregullat e lojës në industrinë e hotelerisë në Shqipëri.

“Sot, qëndrojmë këtu me partnerët tanë nga Marriott të bashkuar në vizionin dhe përkushtimin tonë për ta bërë Vlora Marriott Hotel një shembull të shkëlqyer ekselence në hospitality. Ne besojmë shumë se Vlora do të kthehet në një nga qytetet më të rëndësishme mesdhetare dhe flamuri i  ekonomisë blu shqiptare. Së bashku me partnerët tanë vendas dhe ndërkombëtarë, po prezantojmë koncepte inovative në arkitekturë dhe objekte urbane që do të transformojnë zonën aktuale duke përmirësuar ofertën e Vlorës si destinacion turistik, duke nxitur ekonominë vendase dhe duke krijuar më shumë mundësi punësimi.”

Ndërsa përfaqësuesit e Marriott, Silvija Lovreta, Drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Marriot International e cilësoi këtë marrëveshje një përmbushje të kërkesës që vendi ka për brande të tilla në shërbimin e hospitality.

“Ky është një koncepti që po e sjellim për herë të parë në Shqipëri dhe jemi shumë krenar për këtë. Kjo marrëveshje përforcon kërkesën që ne po shohim në vend për praninë e brandeve ndërkombëtare. Ne jemi të kënaqur për këtë bashkëpunim me Vlora Marina duke forcuar praninë tonë në Shqipëri”

Për Julien Laloye, Drejtor për Zhvillimin e Hapësirave Mikse, Marriott International, ky është hoteli i parë Marriott në bredgetin shqiptar dhe projekti i  parë sa i  takon rezidencave të branduara.  “Kemi punuar me ekipin më të mirë sa i  përket projekteve të hoteleve dhe ambienteve të tjera. Ky është projekti jonë i  parë në Shqipëri sa i  përket rezidencave. Kemi shumë besim që do të jetë një sukses i  vërtetë”.

I përshtatshëm si për ata që udhëtojnë për biznes, ashtu dhe për turistë, Vlora Marriott Hotel, parashikon të ketë 150 dhoma dhe suita si dhe mbi 100 apartamente për shitje nën emrin  e Vlora Marriott Residences. Hoteli përfshin pishinë të brendshme dhe të jashtme, katër restorante dhe bare, një plazh privat me një beach bar, spa, një qendër fittnesi dhe një hapësirë moderne për biznes dhe takime. Gjithashtu do të sigurohet edhe një qendër socio-argëtuese për vizitorët dhe qytetarët e Vlorës 24 orë në 24. Rezidencat janë planifikuar të jenë nga 75 deri në 220 m²  me një, deri në katër dhoma gjumi, duke u ofruar banorëve akses në palestër private si dhe facilitete të përzgjedhura të hotelierisë.

Marriott International përfshin një portofol prej më shumë se 8,500 pronash nën 31 marka kryesore që përfshijnë 138 vende dhe territore të ndryshme. Marriott operon dhe jep ekskluzivitet të menaxhimit të hoteleve në të gjithë botën. Me afro 600 hotele dhe resorte në mbi 65 vende dhe territore anembanë botës, Marriott Hotels vazhdon të përsosë ekselencën në artin e mikpritjes.

Ju sugjerojmë

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?
Bota

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

9 Qershor, 2025 10:45 am
Para
VIDEO/ Shaqiri i jep leksion portierit që e talli në MLS

VIDEO/ Shaqiri i jep leksion portierit që e talli në MLS

Trump përballet me akuza të reja, i kërkoi punonjësit të fshinte serverat e kamerave

Trump përballet me akuza të reja, i kërkoi punonjësit të fshinte serverat e kamerave

Kishin mbetur në det, policia shpëton pesë persona në Karaburun

Kishin mbetur në det, policia shpëton pesë persona në Karaburun

TE FUNDIT

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
9 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe të hënën ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare. Ata janë mbledhur 29...

Lexo më shumë

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
9 Qershor, 2025

Ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në jug të vendit nga ana e Inspektoratit Kombëtar për...

Lexo më shumë

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
9 Qershor, 2025

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka folur sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Europës...

Lexo më shumë

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
9 Qershor, 2025

‘Në Durrës, arkitekti i mirënjohur spanjoll Toni Girones po punon për riprojektimin e shkollës së re “Gjergj Kastrioti” pas zbulimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com