Ka përfunduar sfida midis Vllaznisë dhe Skënderbeut në shifrat e bardha 0-0, por ajo që ka rënë në sy në fund të ndeshjes ka qenë kontestimi që tifozët korçarë i kanë bërë ekipit të tyre, duke mos u pajtuar me rezultatet e javëve të fundit. Kapiteni Orges Shehi është afruar në sektorin e tifozëve korçarë dhe ka marrë kundërshtimin e tyre për lojën dhe rezultatet. Edhe pse është përpjekur ti qetësojë, tifozët nuk kanë pranuar të përshendeten me ekipin.