Humbja e fundit përballë Kukësit në kampionat i ka kushtuar shtrenjtë Migen Memellit.
Klubi shkodran ka njoftuar këtë të diel ndërprerjen e kontratës me teknikun lushnjar, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
43-vjeçari qëndroi në krye të skuadrës kuqeblu për 12 ndeshje. Në 5 ndeshjet e fundit nën drejtimin e Memellit, Vllaznia regjistroi 3 humbje, 1 barazim dhe vetëm 1 fitore.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton ndërprerjen me mirëkuptim të dy palëve marrëveshjen me trajnerin Migen Memelli. Falenderojmë trajnerin për gjithë kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e Vllaznisë. Pavarësisht pozicionit jo të mire të renditjes aktuale te ekipit tonë, ne vlerësojmë maksimalisht përpjekjet, ndershmërinë, integritetin e trajnerit Memelli dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit./Opinion.al