Gjatë një takimi në Shijak ku ka paraqitur edhe projektin e rindërtimit, Kryeministri Rama ka folur me nota vlerësimi për punën e Kryetarit të Bashkisë, Elton Arbana. Rama është shprehur i surprizuar, kur ka thënë që Arbana është korrekt dhe i zoti në punë.
Por përmes një postimi në rrjetet sociale, ish – deputeti demokat Enkelejd Alibeaj, thotë se kryetari i Bashkisë së Shijakut, është personi të cilin: Astrit Avdylaj e udhëronte si rreshter te krimit dhe ky i nenshtrohej si skllav i bindur.
Postimi i plotë i Alibeajt
Edi Rama qenka magjepsur sot nga “kryetari” i Bashkise se Shijakut! Djal i mire, njeri korrekt, i perkushtuar, i zoti, me sens praktik dhe i pergjegjshem ?.
Behet fjale per Elton Arbanen, ate njeriun qe Astrit Avdylaj, Niçja i Shijakut pra, i dosjes 339 e urdheronte si rreshter te krimit dhe ky i nenshtrohej si skllav i bindur!
Ky eshte shembulli me i fresket se adhurimi i Rames, per krimin e kriminelet eshte si puna e vesit qe del vetem me shpirtin!
Edi Rama eshte Niçja, eshte Arbana, eshte Gjushi, eshte krimi.
Postimit të tij, Alibeaj i shton edhe një audiopërgjim të publikuar më parë, ku dëgjiohet biseda e Arbanës me Astrit Avdylajn./ Opinion.al