Ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin ka folur në konferencën e donatorëve, organizuar nga Bashkia Tiranë, duke kërkuar më shumë punë, ide dhe vullnet për të zhvilluar Tiranën.
“Jetoj në Tiranë dhe shoh gjëra që nuk duhet të jenë. Qytetarët meritojnë shërbime më të mira”, ka thënë Vlahutin.
Ambasadorja shtoi se Tirana duhet të ketë ujë 24 orë, rrugë më të pastra.
“Duhet punë e madhe, ide dhe vullnet”, tha Vlahutin.