Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vlahutin i del në mbrotje Xhafës: Ja çfarë thotë për ligjin e shumëdebatuar të ekstradimit

2018/05/16 at 9:16 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Vlahutin i del në mbrotje Xhafës: Ja çfarë thotë për ligjin e shumëdebatuar të ekstradimit

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, i drejtuar nga Romana Vlahutin, reagoi lidhur me debatin e hapur mbi ndryshimin e nenit për ekstradimet në Kodin e Procedurës Penale. Duke ju përgjigjur interesimit të “Zërit të Amerikës” për këtë çështje, duke qenë se i gjithë procesi i Reformës në Drejtësi dhe paketa e ligjeve shoqëruese u asistua ngushtësisht dhe nga misioni europian Euralius, Delegacioni i BE-së sqaroi se “ka patur variante të ndryshme rreth Nenit 491 (f) të Kodit të Procedurës Penale, që janë diskutuar nga Grupi i Punës për Rishikimin e Kodit të Procedurës Penale – pjesë e të cilit ka qenë edhe Euralius – deri në miratimin e ndryshimeve të Kodit më 30 mars 2017. Thelbi i varianteve të ndryshme mbeti i pandryshuar gjatë gjithë diskutimeve, përfshirë dhe variantin përfundimtar të miratuar të Nenit 491 (f) të Kodit”.


Kjo çështje u hap nga Partia Demokratike, si pjesë e akuzave që ajo ka ngritur ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidhur me të vëllanë e tij të arrestuar në Itali në vitin 2002 e më pas të dënuar në 2012-ën me 7 vjet e dy muaj burgim për pjesmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikun e drogës. Sipas opozitës, në cilësinë e kryetarit të Komisionit parlamentar të ligjeve, zoti Xhafaj ka ndërhyrë duke bërë një ndryshim që sipas opozitës mbron direkt të vëllanë e tij, gjë e cila është hedhur poshtë nga socialistët. Pika që është shtuar në nenin për ekstradimet, dhe që është aktualisht në fuqi, parashikon se ekstradimi nuk mund të kryhet “kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit”. Sipas opozitës një formulim i tillë “pamundëson ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit, si dhe pamundëson njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëj asnjë ditë burg as në Shqipëri nga dënimi i tij nga drejtësia italiane për trafik droge”.

Në shpjegimin dhënë “Zërit të Amerikës”, Delegacioni i BE-së shprehet se “Neni 491 (f) i miratuar i Kodit, garanton se personi i cili është gjykuar dhe dënuar në mungesë ka mundësinë që të ketë një rishqyrtim të çështjes në prani të tij/saj përpara Gjykatës. Kjo masë është në përputhje me Standartet europiane të përcaktuara nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa Europiane për Ekstradimin dhe Vendimi kuadër i BE-së për Urdhër-arrestin europian. Kodi garanton se Shqipëria mund të ekzekutojë një vendim penal të huaj edhe nëse ekstradimi nuk është i mundur për arsyet e përcaktuara në Nenin 491 (f) të Kodit.” Delegacioni i BE-së shton se “Shqipëria ka ratifikuar gjithashtu Konventën Europiane mbi Transferimin e Procedimit të Çështjeve Penale, një tjetër alternativë për ekstradimin, për rastet kur zbatohet Neni 491 (f) i Kodit”, përfundon shpjegimi i Delegacionit të BE-së dhënë “Zërit të Amerikës”.

Demokratët e kanë bërë një sërë akuzash ndaj ministrit Xhafaj, lidhur më të vëllanë, që nga fakti që pavarësisht dënimit në Itali ai nuk ka vuajtur asnjë ditë nga ky dënim, te mbrojtja që sipas opozitës ministri i ka bërë atij në shkelje të ligjit, apo mos zbatimi nga ana e policisë së Ligjit Antimafia. Dy ditë më parë, demokratët publikuan rregjistrimin audio të një bisede që sipas tyre është zhvilluar mes vëllait të ministrit dhe një ish të dënuari për trafik droge, e që sipas Partisë demokratike tregon se ai vazhdon të jetë i përfshirë në aktivitete të paligjshme. Por mbrëmjen e së martës, vëllai i ministrit bëri kallzim penal ndaj përfaqësuesve demokratë, pasi sipas tij bëhet fjalë për një “material të rremë, të konsumuar nëpërmjet sajesës dhe manipulimit të provave”. Nga ana e saj, Prokuroria kërkoi dje nga Partia demokratike që të marrë regjistrimin audio të publikuar prej saj.

Kryetari demokrat Lulzim Basha, kërkoi të mërkurën, “në emër opozitës, largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm”. Ajo ka paralajmëruar zhvillimin sot të një proteste përpara ministrisë së Brendshme, ndërsa të enjten në parlament, ka vendosur të mos lejojë diksutimin e asnjë çështjeje tjetër.

Po sot gjatë ditës pritet që për këtë çështje, të shprehet, siç e ka njoftuar vetë përmes një postimi në Facebook, edhe kryeministri Edi Rama, në një fjalë që do të mbajë përpara grupt parlamentar të partisë socialiste. /VOA

Etiketa: ligji i ekstradimitvlahutinxhafa


Ju sugjerojmë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
Aktualitet

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

27 Tetor, 2025 6:46 pm
“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
Aktualitet

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

27 Tetor, 2025 6:08 pm
Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
Aktualitet

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

27 Tetor, 2025 6:01 pm
Inceneratori i Tiranës dhe Veliaj, Dumani: Hetimet vazhdojnë
Aktualitet

Inceneratori i Tiranës dhe Veliaj, Dumani: Hetimet vazhdojnë

27 Tetor, 2025 5:43 pm
Dumani: Do vazhdoj të jem prokuror, zgjatja e mandatit nuk lidhet me emrin tim
Aktualitet

Dumani: Do vazhdoj të jem prokuror, zgjatja e mandatit nuk lidhet me emrin tim

27 Tetor, 2025 5:37 pm
Para
Messi rrëfen vendimin për tu larguar nga Argjentina: I nxituar dhe i gabuar

Messi rrëfen vendimin për tu larguar nga Argjentina: I nxituar dhe i gabuar

Habit këngëtarja e Izraelit: Shqiptarët më kanë kërcënuar me jetë.  Ja si e thumbon Elenin

Habit këngëtarja e Izraelit: Shqiptarët më kanë kërcënuar me jetë. Ja si e thumbon Elenin

Prokuroria e Përgjithshme reagon për rastin e Llallës

A do të jetë sot Adriatik Llalla përballë Kolegjit të Apelimit?
















TE FUNDIT

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
27 Tetor, 2025

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të...

Lexo më shumë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
27 Tetor, 2025

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Mësohet se rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20...

Lexo më shumë

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
27 Tetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, në raportimin e tij vjetor në Kuvend,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com