Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VKM për ndërtimet pa leje në “Kushtetuese”, Bardhi: Po favorizohen oligarkët

2023/05/02 at 11:51 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
VKM për ndërtimet pa leje në “Kushtetuese”, Bardhi: Po favorizohen oligarkët

Sot në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca e tretë për padinë e grupit të Partisë Demokratike për operacionin e ndërtimeve pa leje.

Gjykata ka pranuar Marash Logun si përfaqësues të deputetëve demokratë në seancë, përveç Gazment Bardhit. 28 deputetët kanë dhënë firmën e tyre dhe autorizuan Logun si përfaqësues të tyre në seancë, kërkesë kjo që u bënë në seancën e kaluar nga Gjykata.

Gjatë diskutimeve në seancë, deputeti i PD, Gazment Bardhi thotë se kjo VKM favorizon një grup të caktuar oligarkësh.

Drejtuesja e seancës kërkoi që diskutimet të mbeten vetën në kuadrin ligjor dhe të shmangen akuzat politike.  Nga ana tjetër përfaqësuesja e qeverisë, u shpreh se dalja e pronave në ankand nuk përjashtohet në vendim.

Pjesë nga debatet në seancë

Gazment Bardhi: Ne nuk jemi kundër parave që i shkojnë buxhetit të shtetit. Konstatimi është i pasaktë. Nuk ka kundërshti nga ana jonë për konfiskimin. Kundërshtimi ynë është që kur ligji urdhëron konfiskimin, do të thotë që kjo pasuri kalon në pronësi të buxhetit të shtetit.

Dhe shteti për të sjellë më shumë para në buxhetin e shtetit këtë pasuri në pronësi të tij, e nxjerr në ankand dhe jep më shumë para për buxhetin e shtetit. Ne jemi që buxheti i shtetit të marrë më shumë para. Nuk jemi kundër parave që vijnë në buxhetin e shtetit. Ky ka qenë konstatimi që kemi bërë në kërkesë. Nuk e di ku është lexuar apo si është lexuar. Qëllimi jonë ka qenë që një pasuri të konfiskohet dhe të nxirret në ankand. Jemi pro shtimit të parave në buxhetin e shtetit.

Elira Kokona: Ka një mospërputhje nëse kjo VKM i referohet një grupi më të gjerë personash. Kjo VKM ka natyrën e saj juridike, nuk e ka as kolektive, as individuale. Pyetja që kam është a keni ndryshim të qëndrimit? I referoheni një grupi të caktuar personash apo jo?

Gazment Bardhi: Janë një grup oligarkësh, që përfitojnë nga legalizimi i pasurive të tyre të paligjshme.

Kryetarja e GJK: Ju tërheq vëmendjen që debatin ta mbajmë te çështjet ligjore.

Gazment Bardhi: Unë nuk përdora asnjë fjalë fyese. Besoj kolegia nuk u fye. Përdora një term, nuk e di pse u shqetësuat ju nga përdorimi i kësaj fjale. I thashë përfiton një kategori e caktuar individës që  njihen si oligarkia. Nëse unë duhet të përgjigjem me kod të caktuar, atëherë pastaj këtu jemi në censurë. Iu drejtova me shumë respekt. Nga kjo kategori përfundon një kategori e caktuar oligarkësh. Nuk janë individualisht të përcaktueshëm. Edhe ligji për planifikimin e terrutorit prek ndërtuesit e paligjshëm, Prek një grup të caktuar njerëzish.

Elira Kokona: Pyetja ime është, në cilën pjesë të VKM-së përjashtohet ankandi?

Marash Logu: I jep subjektit zhvillues që i është konfiskuar ndërtimi të drejtën e parablerjes që shpreh dëshirën për të vlerë objektin. Nëse shfrytëzohet e drejta e parablerjes, ndiqet procedura e zakonshme.

Gazment Bardhi: Ky vendim është miratuar pas një denoncim nga mua për një ndërtues që kishte ndërtuar 5 kate pa leje në qendër. Menjëherë për t’i dhënë zgjidhje. Edhe pasi dështoi kjo procedurë doli një VKM tjetër. Ky është konteksti mbi të cilën është miratuar kjo VKM.

Ju sugjerojmë

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 Janar, 2026 9:46 pm
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë
Rajoni

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë

20 Janar, 2026 8:53 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Aktualitet

PD shkresë KLGJ dhe ILD: Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20 Janar, 2026 8:43 pm
Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë
Kryesore

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë

20 Janar, 2026 7:58 pm
Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave
Bota

Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave

20 Janar, 2026 7:54 pm
Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin
Politikë

Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin

20 Janar, 2026 7:03 pm
Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA
Bota

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA

20 Janar, 2026 5:14 pm
Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
Aktualitet

Seanca për rritjen e pagave të gjyqtarëve në Kushtetuese, Rama: Turp kombëtar

20 Janar, 2026 4:47 pm
Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
Kronikë

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

20 Janar, 2026 4:10 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

20 Janar, 2026 3:40 pm
Para
India thyen rekord me numrin e pasagjerëve ajrorë, 456,000 indianë udhëtojnë për një ditë

India thyen rekord me numrin e pasagjerëve ajrorë, 456,000 indianë udhëtojnë për një ditë

Lufta në Ukrainë, më shumë se 20,000 trupa ruse të vrarë që nga dhjetori

Lufta në Ukrainë, më shumë se 20,000 trupa ruse të vrarë që nga dhjetori

Arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim, ja për çfarë akuzohet

Emri/ Vritet me armë zjarri një person në Shkodër

TE FUNDIT

Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
20 Janar, 2026

Presidenti Donald Trump tha se Bordi i Paqes, i formuar për administrimin e Gazës, mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara. Trump...

Lexo më shumë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë
20 Janar, 2026

Kosova ishte për të dytin vit radhazi pjesë e Forumit Ekonomik të Davosit, një nga skenat më të rëndësishme ku...

Lexo më shumë

PD shkresë KLGJ dhe ILD: Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
20 Janar, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar shkresë KLGJ dhe ILD, ku i ka kërkuar që të largojë nga...

Lexo më shumë

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë
20 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se në diktatura vota vdes para se të mbërrijë në kutinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com