Në kuadër të turit të takimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sokt kryeministri Edi Rama është takuar në Prishtinë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në përfundim të takimit, në një reagim në rrjetet sociale, Osmani zbuloi detaje për temat që u diskutuan.
“Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit. Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, shkruajti Osmani.