Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përmes një publikimi në rrjetet sociale ka shprehur mbështetje për Policinë e Kosovës në këto momente të shkëmbimit të zjarrit me grupet e armatosura terroriste në Banjskë. “Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme”, shkruan Osmani ndërsa shprehet se terroristët vetëm e përforcojnë vendosmërinë e Kosovës.
Postimi i plotë
Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.
Të gjithë bashkë me një mesazh:
Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!
Faleminderit heronjve tanë në uniformë!
Kosova është e përjetshme!