Përmbytje janë shënuar sërish mbrëmjen e sotme në zonën e Urës së Mifolit mbi lumin Vjosa, që lidh rrethin e Fierit me atë të Vlorës.
Lumi ka dalë nga dalë nga shtrati dhe ujërat kanë vërshuar në disa hektarë tokë.
Si pasojë e vërshimit të lumit, raportohet se është përmbytur dhe rruga e Selenicës, në vendin e quajtur Bishti i Malit.
Për shkak të reshjeve, situata ka qenë problematike në shumë zona në vend, gjatë dy ditëve të fundit.