Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vjen në Tiranë i famshmi John Alite, ish-mafiozi që tani mbrohet nga FBI: Krimet për të cilat nuk pendohem

2018/06/15 at 8:57 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Vjen në Tiranë i famshmi John Alite, ish-mafiozi që tani mbrohet nga FBI: Krimet për të cilat nuk pendohem

John Eduard Alite alias “Johnny Alletto” ka lindur në shtator të vitit 1962. Alite është një mafioz amerikan nga Nju York-u, me origjinë shqiptare, nga Gjirokastra. Bashkëpunëtor i ngushtë dhe i konsideruar “krahu i djathtë” i familjes mafioze Gambino dhe padrinos së saj, John Angeli Gotti-t në vitet 1980-1990 dhe deri në fillim të dekadës së parë të shekullit 21.

Keto dite ai gjendet ne Tirane. Ka ardhur bashke me dy djemte e tij per t’i njohur ata me Shqipërine. Kjo pasi jeta e 56-vjeçarit si mafioz ka intriguar regjisorin Andi Deliana për një dokumentar të detajuar rreth tij.

Pas Kosoves, ai e prezantoi ate në Tiranë, ku detaje dha vete protagonisti i ngjarjes, i cili ndonëse është një nga kokat më të kërkuara të mafias sot në New York, mbërriti si një nga njerëzit më të thjeshtë që lëviz lirshëm e pa probleme në një qytet, kur në fakt është një nga njerëzit më të mbrojtur nga FBI, të cilët mesa duket kanë format e tyre të sofistikuara të mbrojtjes.

“Unë jam i njëjti siç kam qenë. Nuk mund të them se kam ndryshuar. Ndryshimi është tek mënyra se si reagoj. Nëse dikush me shqetëson nuk reagoj me fizikisht. Dua të transmetoj mesazhe pozitive tani. Kam qenë një djalë agresiv, më vjen keq për këtë, por nuk mundem ta zhbëj. Ndërsa për disa nuk më vjen aspak keq. Kur kam urdhëruar vrasjen e njerëzve që përdhunojnë vajza, nuk do të kërkoj kurrë falje. Do ta bëja sërish. Nuk jam ai që më takon të gjykoj, por as ta lë këtë gjë të ndodhë nuk mundem”, thotë ai.

Tani ai është një njeri i lirë, pasi bashkëpunoi me FBI në luftën ndaj krimit. “Ky lajm pushtoi gazetat amerikane në vitin 2005. Ky është Gotti në rolin e spiunit, duke folur kundër meje. Po bashkëpunonte me qeverinë, një gjë nuk ka të bëjë me mua apo me të, por me rregullat e rrugës. Në rrugë nuk ka besnikëri të vërtetë. Unë i kam mbijetuar kësaj, i kam mbijetuar njerëzve si Gotti. Besoj në Zot dhe nëse vdes dua të lë mesazhe pozitive. Nuk dua që në rrugë të mbeten mesazhet e mia të vjetra që të vriten e të lëndohen njerëz”, deklaron më tej.

HISTORIA E BASHKEPUNIMIT ME FBI

Në vitin 2003, mafiozi amerikano-shqiptar John Alite mësoi se ishte në shënjestër për ta vrarë, dhe largohet në fshehtësi nga Amerika drejt Europës, duke lëvizur në njëzet vende europiane, përfshi këtu edhe vendin e origjinës, Shqipërinë. Më pas nga Europa, John Alite lëvizi në Amerikën e Jugut. Ndërkohë, John Alite shpallet në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, si një nga “most wanted”, shkruan Tirana Observer, e cila ka zhvilluar nje interviste me Alite. Gjatë kohës që Alite jetonte dhe rrinte i fshehur në Brazil, zbulohet, dhe me një urdhër-arrest nga Interpoli, arrestohet për llogari të autoriteteve federale amerikane. John Alite kaloi dy vjet në burgjet braziliane dhe në vitin 2006 ekstradohet në SHBA. Në vitin 2011, John Alite u dënua me 10 vjet burg, për akuzat si pjesëmarrës në një mori krimesh, sikundër: vrasje, vënie gjobash, drogë, vjedhje dhe fshehje të krimeve. Gjatë viteve në burg John Alite bashkëpunoi me autoritetet federale amerikane, duke dëshmuar para tyre kundër familjes mafioze Gambino, Gotti-t, Charles Carneglia dhe kundër ish-bashkëpunëtorëve të tij, dëshmi që tronditën thellë Perandorinë e Krimit të familjes mafioze Gambino, të fundmit e Cosa Nostra-s. Alite lirohet nga burgu me kusht, me statusin e të penduarit dhe me statusin e mbrojtjes së dëshmitarit, duke mos i bërë kështu dhjetë vitet burg, që ai u dënua fillimisht.


Etiketa: John Eduard Alitetirane


Ju sugjerojmë

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar
Kronikë

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar

16 Dhjetor, 2025 1:06 pm
Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t
Kronikë

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 12:24 pm
Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
Kryesore

Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes

16 Dhjetor, 2025 11:17 am
SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 9:41 am
27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë
Kronikë

27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë

16 Dhjetor, 2025 9:33 am
Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare
Kronikë

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare

16 Dhjetor, 2025 8:33 am
Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë
Bota

Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë

16 Dhjetor, 2025 8:31 am
“Militantët serbë që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë ballkanike”
Kryesore

“Militantët serbë që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë ballkanike”

16 Dhjetor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 16 dhjetor 2025

16 Dhjetor, 2025 8:26 am
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Para
Babai u vrau nënën/ Apeli i fortë i fëmijëve: Ishte bota për ne! Na ndihmoni, duam ta bëjmë krenare (video)

Babai u vrau nënën/ Apeli i fortë i fëmijëve: Ishte bota për ne! Na ndihmoni, duam ta bëjmë krenare (video)

Habit komentatori shqiptar: Në Botëror bëj tifo për Serbinë

Habit komentatori shqiptar: Në Botëror bëj tifo për Serbinë

Besimtarët falin namazin e Fitër Bajramit në Bulevard

Besimtarët falin namazin e Fitër Bajramit në Bulevard
















TE FUNDIT

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar
16 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale ndaj disa shtetasve të përfshirë në vepra të kryera në kuadër të grupit të...

Lexo më shumë

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor
16 Dhjetor, 2025

Zyrtarë të lartë të Pentagonit po përgatisin një plan për të mbyllur disa nga selitë kryesore të ushtrisë amerikane dhe...

Lexo më shumë

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t
16 Dhjetor, 2025

Gjykata e Posaçme ka firmosur gjithsej 8 masa sigurie të kërkuara nga SPAK për llogari të një hetimi gati njëvjeçar...

Lexo më shumë

Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes

Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
16 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë padi ndaj gazetarëve dhe se problematika kryesore në vend lidhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com