Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vjedhja e të dhënave në “WhatsApp”, reagon policia: Situata është serioze

2021/02/08 at 4:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vjedhja e të dhënave në “WhatsApp”, reagon policia: Situata është serioze

Policia e shtetit ka reaguar në lidhje me sulmet kibernetike në komunikimet virtuale. Sipas Policisë, sulmet kanë të bëjë me “Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike” dhe më saktësisht me marrjen e të drejtave të hyrjes në aplikacionin “WhatsApp” nga persona të paautorizuar.


Suela Bonjaku, specialiste në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kompjuterike deklaron se autoritetet kanë evidentuar problematika që kanë të bëjnë me rrjetet e komunikimit.

Aplikacioni “WhatsApp” aktivizohet në pajisjet e zgjuara nëpërmjet një procedure e cila është e përcaktuar nga kompania dhe për të bërë lidhjen e aplikacionit me numrin e telefonit të përdoruesit ose krijimin e llogarisë, kompania “WhatsApp” dërgon një kod gjashtëshifror në numrin tuaj të telefonit. Më pas, me anë të këtij numri, llogaria juaj aktivizohet.

Përdorues të panjohur, deri më tani kanë krijuar një skemë për marrjen e llogarive të aplikacionit “ËhatsApp” duke regjistruar në një pajisje numrin e telefonit celular të viktimës sikur të ishte numri i tyre dhe më pas i dërgojnë viktimës në “WhatsApp” kërkesën për t’ia ridërguar kodin gjashtëshifror, me arsyetimin që është dërguar gabim.

Theksojmë se kjo kërkesë në “WhatsApp” vjen nga një person i cili ka njohje të mëparshme me viktimën dhe që ka qenë dhe ai/ajo viktimë e këtij sulmi, pra autori nis mesazh nga llogaria e një viktime tjetër.

Nëse personat që janë bërë shënjestër nga autori nuk reagojnë apo nuk dërgojnë numrin gjashtëshifror, autori do të vazhdojë të këmbënguli, por nuk mund të realizojë asnjë veprim tjetër dhe as atë veprim për të cilin ishte nisur të kryente, pra marrjen e llogarisë “WhatsApp”.

Marrja e llogarisë “WhatsApp” nuk mund të bëhet pa ndërveprimin e poseduesit real të poseduesit të llogarisë në “WhatsApp” me autorin apo pa patur autori të drejta përdorimi në telefonin tuaj.

Personat që po kryejnë këto vepra kriminale aktualisht janë duke u hetuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Aktualisht, sipas të dhënave që kjo njësi disponon, personat më të prekur janë nga grupet shoqërore që përdorin aplikacionin “WhatsApp” dhe nisur nga skema e përdorur kemi një sulm zinxhir tek kontaktet e gati të gjitha llogarive të viktimizuara.

Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë rigorozisht rregullat si më poshtë:

➢ Asnjëherë mos ndani kodin tuaj gjashtëshifror me një person tjetër;

➢ Vendosni mënyrën e verifikimit me 2 hapa;

➢ Mos ndani informacionin tuaj personal me asnjë person tjetër;

➢ Bëni kujdes nëse merrni telefonata nga biznese apo persona të panjohur;

➢ Bëni kujdes nëse një kontakt i juaji apo një person i panjohur ju kërkon kthimin e një mesazhi të gabuar apo kërkon me çdo mënyrë të kontaktojë me ju.

Aktualisht  Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Policinë e Shtetit po vazhdon hetimet me rastet e evidentuara në bazë të kallëzimeve të marra nga qytetarët.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike i bën thirrje cilitdo që beson apo dyshon se ndodhet përpara një rasti të tillë, të njoftojnë menjëherë dhe në çdo moment Policinë e Shtetit:  Adresa e postës elektronike: ​​​​[email protected]  Numri i telefonit të lëvizshëm dhe rrjete komunikimi: ​0694155552./ Opinion.al

Etiketa: policiaShqiperilvjedhje te dhenashWhatsApp


Ju sugjerojmë

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm
Rajoni

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm

4 Qershor, 2025 4:51 pm
Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
Kryesore

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

4 Qershor, 2025 4:50 pm
Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

4 Qershor, 2025 4:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Korrupsion dhe pastrim parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

4 Qershor, 2025 4:39 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë
Aktualitet

SPAK nis hetimin për trafikun e drogës nga Dritan Rexhepi

4 Qershor, 2025 4:21 pm
Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..
Aktualitet

Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..

4 Qershor, 2025 4:20 pm
Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës
Te Fundit

Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës

4 Qershor, 2025 4:14 pm
Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez
Aktualitet

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët
Aktualitet

Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë
Aktualitet

Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë

4 Qershor, 2025 3:58 pm
Para
“Jepi një 10-she se ndrron babin”/ Publikohen të tjera biseda të Tires

"Jepi një 10-she se ndrron babin"/ Publikohen të tjera biseda të Tires

KED dërgoi kandidaturën në Kuvend, reagon Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA: Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhje

PD padit në SPAK Edi Ramën, 15 ministra, kryebashkiakë dhe deputetë

PD kërkesë në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit
















TE FUNDIT

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm
4 Qershor, 2025

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të mërkurën është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit të vrasjes së Liridona Ademajt...

Lexo më shumë

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
4 Qershor, 2025

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve...

Lexo më shumë

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
4 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të mërkurën se në ditët në vijim do të caktojë datën...

Lexo më shumë

Korrupsion dhe pastrim parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
4 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet lidhur me një skemë korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com