Policia e Shtetit bën me dije se ka arritur të ndalojë mashtrimet nëpërmjet sistemeve kompjuterike të cilat kishin si qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.
“Nga veprimet e shpejta të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, sot konstatojmë se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët”,-njofton Policia.
Ndërkohë, vijojnë hetimet e ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve. Policia u bën thirrje qytetarëve që nëse hasin një problematikë të tillë të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike.
Hetimi nisi pas denoncimeve të qytetrarëve se iu ishin vjedhur para online.