Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vizita në SHBA, ja takimet e kryeparlamentarit Ilir Meta

2016/05/14 at 1:44 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vizita në SHBA, ja takimet e kryeparlamentarit Ilir Meta

Gjatë vizitës së tij në Washington DC, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Alan Bersin, më të cilin diskutoi mbi ecurinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e sigurisë.

Kryetari i Kuvendit, Meta vuri në dukje se pas miratimit të reformës në drejtësi, është e domosdoshme që SHBA të intensifikojnë asistencën e tyre për një fazë të suksesshme zbatimi të reformës. Meta theksoi se në këtë kontekst, bashkëpunimi i ngushtë mes agjencive të specializuara të zbatimit të ligjit merr një rëndësi të veçantë.

“Ndaj, – u shpreh z. Meta, – duke marrë në konsideratë edhe efektet e krizës së fundit migratore në Evropë si dhe eksperiencën e gjerë amerikane në fushën e sigurisë, Shqipëria dhe SHBA duhet ta rrisin bashkëpunimin e tyre për një kontroll më rigoroz të kufijve dhe në funksion të përforcimit të infrastrukturës strategjike në porte e aeroporte”.

Pas takimit, Ndihmës Sekretari për Çështjet e Jashtme dhe Shefi Diplomatik në Departamentin e Sigurisë Kombëtare Alan Bersin u shpreh: “Në fakt ndihem i nderuar dhe i kënaqur që takohem me Kryetarin e Kuvendit, Meta. Ne diskutuam për çështjet e sigurisë së brendshme dhe sigurisë së shteteve.

E filluam diskutimin duke folur për mënyrat se si ne mund të bashkëpunojmë për të garantuar sigurinë kufitare, sigurinë detare, ajrore se si mund të përfitojnë të dyja vendet nga ky bashkëpunim. Meta është nder për mua qe u takuam së bashku dhe do të vazhdojmë me shumë kënaqësi në të ardhmen bashkëpunimin midis Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe institucioneve Kombëtare të Sigurisë së Shqipërisë”.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi takime edhe në Departamentin e Shtetit me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Hoyt Brian Yee si dhe me zyrtarë të lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, me të cilët bisedoi mbi situatën e sigurisë në rajon dhe mbi ecurinë e reformave vend, duke u ndalur gjerësisht në miratimin e paketës kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Gjatë këtyre takimeve, Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të SHBA ndaj konsolidimit të demokracisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe vuri theksin në rëndësinë e një asistence edhe më intensive amerikane në fazën e implementimit të reformimit të sistemit të drejtësisë.

Ju sugjerojmë

Eurodeputetët thirrje Shqipërisë: Të forcohen institucionet demokratike
Aktualitet

Eurodeputetët thirrje Shqipërisë: Të forcohen institucionet demokratike

4 Qershor, 2025 10:49 am
Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit
Bota

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit

4 Qershor, 2025 10:45 am
“Do ta qëlloj në kokë”/ Zbulohet autori i letrave kërcënuese ndaj Donald Trump
Bota

“Do ta qëlloj në kokë”/ Zbulohet autori i letrave kërcënuese ndaj Donald Trump

4 Qershor, 2025 10:41 am
PE miraton raportin për Shqipërinë/ Brukseli bën thirrje për dialog politik
Aktualitet

PE miraton raportin për Shqipërinë/ Brukseli bën thirrje për dialog politik

4 Qershor, 2025 10:31 am
Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Vrasja e Ermir Dedjas/ Arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim një tjetër
Aktualitet

Vrasja e Ermir Dedjas/ Arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim një tjetër

4 Qershor, 2025 10:17 am
Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi
Bota

Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi

4 Qershor, 2025 10:05 am
Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta
Bota

Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta

4 Qershor, 2025 10:02 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
Kryesore

Ndeshja Shqipëri-Serbi, sot afati i fundit i shortit elektronik për biletat

4 Qershor, 2025 9:49 am
Para
Reagon PD/ Videoskandali seksual me kryebashkiakun e Dibrës

Skandali/ Pse u pushua nga puna nëna 20-vjeçares nga Shukri Xhelili?

Fotot ekskluzive/ Ledri&Nora në aeroport, të mërzitur dhe pa shkëlqim

Fotot ekskluzive/ Ledri&Nora në aeroport, të mërzitur dhe pa shkëlqim

VIDEO/ Prapaskenat e spotit të dy vajzave lesbike me fëmijë

VIDEO/ Prapaskenat e spotit të dy vajzave lesbike me fëmijë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Eurodeputetët thirrje Shqipërisë: Të forcohen institucionet demokratike

Eurodeputetët thirrje Shqipërisë: Të forcohen institucionet demokratike
4 Qershor, 2025

Komiteti i Punëve të Jashtme ka vlerësuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për anëtarësim në BE në një raport të...

Lexo më shumë

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit
4 Qershor, 2025

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha më 4 qershor se Teherani nuk do të heqë dorë nga pasurimi...

Lexo më shumë

“Do ta qëlloj në kokë”/ Zbulohet autori i letrave kërcënuese ndaj Donald Trump

“Do ta qëlloj në kokë”/ Zbulohet autori i letrave kërcënuese ndaj Donald Trump
4 Qershor, 2025

Autoritetet Amerikane kanë zbuluar “autorin” e letrave kërcënuese ndaj Presidentit të SHBA Donald Trump. Ndonëse javën e shkuar, policia vuri...

Lexo më shumë

PE miraton raportin për Shqipërinë/ Brukseli bën thirrje për dialog politik

PE miraton raportin për Shqipërinë/ Brukseli bën thirrje për dialog politik
4 Qershor, 2025

Komisioni i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian ka miratuar me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime raportin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com