Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller ka reaguar lidhur me vizitën e Sekretarit Antony Blinken në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Miller shkruan se kjo është vizita e parë e Blinken në Shqipëri, në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit.
Ai thekson se SHBA-të mbështesin integrimin e plotë të Shqipërisë në komunitetin euroatlantik dhe rrugën e saj për një demokraci dhe ekonomi më transparente.
“Sekretari Blinken mbërriti në Tiranë për vizitën e tij të parë në Shqipëri si Sekretar. Si një aleate në NATO dhe partnere, SHBA-të mbështesin integrimin e plotë të Shqipërisë në komunitetin euroatlantik dhe rrugën e saj për një demokraci dhe ekonomi më transparente”, shkruan Miller.
.@SecBlinken arrived in Tirana for his first visit to Albania as Secretary. As a @NATO Ally and partner, the U.S. supports Albania’s full integration into the Euro-Atlantic community and its pursuit of a more transparent democracy and economy. pic.twitter.com/yO12O9M3CF
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) February 15, 2024