Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Viti i Ri/ Presidenti Bajram Begaj uron ushtarakët në mision jashtë vendit

2025/01/01 at 11:22 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Viti i Ri/ Presidenti Bajram Begaj uron ushtarakët në mision jashtë vendit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përmes një takimi online, iu ka uruar ardhjen e vitit të ri, të gjithë anëtarëve të Forcave të Armatosura që ndodhen me mision jashtë vendit.


Në fjalën e tij, kreu i shtetit u shpreh se ndonëse Shqipëria është një vend i vogël, krontributi i saj për paqen në rajon dhe botë është i madh.

Mesazhi i Presidentit:

Është kënaqësi e veçantë për mua të takohemi sot në këtë format online për të uruar nga zemra: Gëzuar, një vit të mbarë për ju dhe familjet tuaja!

Në fakt, festa e Vitit të Ri është një festë që mbledh familjet, i bën bashkë. Ju të gjithë, fizikisht jeni larg familjeve tuaja, larg njerëzve tuaj të dashur, por unë ju siguroj se, si unë, si Shtabi i Përgjithshëm, si Ministria e Mbrojtjes, jemi në mbështetjen tuaj. Ju jeni në mendjet dhe zemrat tona.

Gëzimi dhe ngrohtësia familjare i takon festave të fundvitit dhe ju duhet të ishit pranë familjeve, por sot gjendeni në një mision më të rëndësishëm, në një detyrë që është në shërbim të atdheut për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe lirisë. Kombi ju është shumë mirënjohës.

Shqipëria është një vend i vogël, por me kontribute të mëdha për paqen dhe sigurinë. Vetë prezenca dhe shërbimi juaj, nga Kosova, në Bosnjë, nga Bullgaria, Letonia, Deti Egje, Irak, Sinai dhe deri në Sudanin e Jugut, është dëshmi e qartë e angazhimit dhe përkushtimit të vendit tonë ndaj paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon, por në mbarë botën.

Gjatë vitit që po lëmë pas, unë, në të gjitha vizitat që kam bërë jashtë vendit, jam takuar edhe me kontingjentin tonë që shërben në misione dhe kudo ku kam shkuar jam ndjerë jashtëzakonisht i mbushur dhe krenar për fjalët e mira dhe fjalët e jashtëzakonshme të thëna në adresën tuaj për punën dhe përkushtimin tuaj, për profesionalizmin që ju tregoni atje ku jeni me mision. Kuptohet, misioni kërkon përgjegjshmëri të lartë dhe ju e keni përmbushur atë.

Ju jeni ambasadorët më të mirë dhe, falë shërbimit tuaj, flamuri kombëtar që ne pamë të valëvitet, valëvitet kudo me krenari përkrah flamujve të tjerë të NATO-s.

Agresioni Rus ndaj Ukrainës ka ndryshuar tërësisht mjedisin e sigurisë. Kërcënimet e vjetra dhe të reja parashikojnë dhe parashtrojnë domosdoshmërinë e zhvillimit dhe modernizimit të Forcave tona të Armatosura.

Gjatë vitin 2024, në bisedat që kam bërë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe me Ministrin e Mbrojtjes, jam informuar se buxheti i mbrojtjes është rritur dhe po kështu është rritur edhe ajo që është më e rëndësishme, mbështetja për ushtarakët. Unë besoj se është detyrim mbështetja për të gjithë ushtarakët dhe familjarët e tyre.

Dinamikat gjeopolitike kërkojnë rritjen e kontributeve tona në NATO dhe forcimin e solidaritetit tonë. Shqipëria do të vazhdojë të jetë kontributore aktive me pjesëmarrjen e saj në misione dhe operacione kudo ku të kërkohet dhe sa herë të kërkohet.

Edhe një herë, ju uroj nga zemra gëzuar Vitin e Ri! Gëzuar dhe shëndet e të mira për secilin nga ju, për familjet tuaja, për kombin shqiptar!



Ju sugjerojmë

Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin
Bota

Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

24 Qershor, 2025 6:36 pm
Gjykata në SHBA aprovon deportimin e emigrantëve
Bota

Gjykata në SHBA aprovon deportimin e emigrantëve

24 Qershor, 2025 6:33 pm
Kundërpërgjigjet Irani, godet bazën ushtarake amerikane në Katar
Bota

Presidenti iranian: Nuk do e shkelim armëpushimin, vetëm nëse Izraeli e bën këtë

24 Qershor, 2025 6:31 pm
Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Trump: Ishte nder të shkatërroja kapacitetet bërthamore të Iranit

24 Qershor, 2025 6:03 pm
Ankimi për qarkun e Dibrës dhe Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës
Politikë

Ankimi për qarkun e Dibrës dhe Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës

24 Qershor, 2025 5:47 pm
Zjarri në Fier, kërkohet ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive

24 Qershor, 2025 5:41 pm
Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para
Kronikë

Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para

24 Qershor, 2025 5:34 pm
“Armëpushim sa më shpejt”, Kina: Mbështetje për Iranin
Bota

“Armëpushim sa më shpejt”, Kina: Mbështetje për Iranin

24 Qershor, 2025 5:31 pm
Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran
Bota

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

24 Qershor, 2025 5:27 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar

24 Qershor, 2025 5:24 pm
Para
Rusia ndal furnizimet me gaz në Europë përmes Ukrainës

Rusia ndal furnizimet me gaz në Europë përmes Ukrainës

Papa Francesku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale

Papa Françesku mesazh për 2025: Përpjekjet për vëllazëri njerëzore nuk janë slogan

Belinda Balluku uron shqiptarët për vitin e ri: Shumë punë të mira do bëhen edhe në 2025-ën

Belinda Balluku uron shqiptarët për vitin e ri: Shumë punë të mira do bëhen edhe në 2025-ën
















TE FUNDIT

Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin
24 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar një detaj të rëndësishëm nga një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Gjatë...

Lexo më shumë

Gjykata në SHBA aprovon deportimin e emigrantëve

Gjykata në SHBA aprovon deportimin e emigrantëve
24 Qershor, 2025

Gjykata Supreme e SHBA-së është shprehur pro vendimit të presidentit Donald Trump për të rifilluar deportimin e emigrantëve në vendet...

Lexo më shumë

Presidenti iranian: Nuk do e shkelim armëpushimin, vetëm nëse Izraeli e bën këtë

Kundërpërgjigjet Irani, godet bazën ushtarake amerikane në Katar
24 Qershor, 2025

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Irani është i gatshëm të mbrojë të drejtat e popullit iranian dhe të...

Lexo më shumë

Trump: Ishte nder të shkatërroja kapacitetet bërthamore të Iranit

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
24 Qershor, 2025

Donald Trump ka shpërndarë një postim të ri në rrjetin e tij social, Truth Social, ndërkohë që është nisur për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com