Kthehen alarmet për atentate terroriste. Alarmin e radhës e ka dhënë Viena e cila paralajmëron për atentate në kryeqytetet e Bashkimit Evropian brenda Vitit të Ri.
Rreziku sipas policisë austriake qëndron midis festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Informacioni ka mbërritur nga një shërbim inteligjent mik.
Policia austriake thotë se ka rritur masat e sigurisë pas paralajmërimit të atentateve të ndryshme në kryqytetet e BE-së, por sidoqoftë nuk e ka konsideruar të nevojshme të ndërpresë programet festive gjatë festave.