Viti i Ri 2024 ka trokitur edhe në Shqipëri, ndërsa përmes magjisë së fishekzjarreve, qytetet në vend kremtuan natën e ndërrimit të viteve.
Edhe këtë vit, si çdo herë tjetër deri më sot, shqiptarët u mblodhën në tryezat e familjeve të tyre për të pritur ardhjen e vitit të ri.
Qielli u ndriçua nga kryeqyteti, Tirana dhe atmosfera u përçoll në çdo qytet tjetër të vendit.