Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Viti i mbrapsht i (ç)njohjeve për Kosovën

2019/01/05 at 6:39 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Viti i mbrapsht i (ç)njohjeve për Kosovën

Viti 2018 është një nga vitet kur Kosova nuk ka arritur të fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtar përmes njohjeve të shumta dhe ashtu sikurse edhe në vitin 2017, Kosova ka arritur vetëm një njohje të shtetit të saj, thonë njohësit e zhvillimeve politike.


Për më tepër, sipas tyre, Kosova është ballafaquar me dilemën nëse disa nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e saj, i kanë tërhequr ato njohje.

Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë kanë theksuar se gjatë viti 2018 kanë qenë 12 shtete që i kanë tërhequr njohjet e tyre për Kosovën, ndërkohë që zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë hedhur poshtë një gjë të tillë, duke i cilësuar si propagandë agresive të Serbisë për ta dëmtuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë që problemi më i madh është vetë fakti se është bërë çështje e diskutueshme se a ka marrë ndonjë vend i caktuar vendim politik për çnjohje ose jo të shtetit të Kosovës.

“Nuk jemi më as në kohën kur flasim për njohje të reja. Përderisa në vitin 2012 kemi pasur 12 njohje, shikoni si ka rënë trendi i njohjeve vit pas viti. Më 2018 dhe 2017, ne kemi nga një njohje të vendeve. Prandaj, në këtë kontekst, unë e shoh që tanimë jemi në fazë defensive, vetëm për të krijuar një lloj ambienti që të mos kemi së paku vendime politike për çnjohje nga vendet e caktuara. Çështja e njohjeve të reja nga vendet tjera më nuk as nuk po diskutohet”, theksoi Kryeziu.

Çështja nëse vende të caktuara kanë tërhequr njohjet e tyre ndaj Kosovës është bërë temë diskutimesh, përveç në opinionin publik, edhe brenda institucioneve të Kosovës.

Më 19 Dhjetor, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, duke iu përgjigjur pyetjeve të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ka hedhur poshtë pohimet e autoriteteve serbe se 12 vende kanë tërhequr njohjet për Kosovën. Megjithatë, ai ka pranuar se një vend ka dërguar notën verbale, për tërheqje të njohjes.

 “Republika e Kosovës ka gjithsej 116 njohje të dëshmuara me 116 nota verbale, të cilat janë lëshuar nga shtetet respektive në emër të Republikës së Kosovës. Njohjet dhe notat verbale kanë ardhur te ne. Deri më sot, asnjë notë verbale, përveç Ishujve Solomon, nuk ka ardhur asnjë shkresë te ne, ku thuhet se ‘ne jemi duke tërhequr njohjen, jemi duke u tërhequr nga marrëdhëniet me Kosovën’ ose diçka tjetër”, tha Pacolli.

Megjithatë, ai ka theksuar se ekzistojnë disa nga vendet që shqyrtojnë ose kanë ngrirë qëndrimin edhe ndaj Kosovës, por edhe ndaj Serbisë.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ditë më parë ka thënë për një media të Serbisë se diplomacia serbe ka ndikuar në tërheqjen e njohjeve të vendeve të caktuara për Kosovën.

“Janë 12 vende që e kanë tërhequr pranimin e Kosovës. Sa i përket kësaj, ne e kemi situatën që ka një numër të vendeve, për të cilat nuk e dimë se a e kanë njohur ose jo Kosovën. Madje as ata vetë nuk e dinë”, theksoi Daçiç.

Ndryshe, Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në kuptimin teorik të së drejtës ndërkombëtare nuk ekziston fenomeni i çnjohjes apo tërheqjes së njohjes së një vendi ndaj vendit që e ka njohur më herët. Megjithatë, sipas tij, nga vendet që, sipas tij, kanë sisteme jostabile, akti i çnjohjes ose tërheqja e njohjes po paraqitet si fenomen. Ky fenomen, siç thotë ai, më shumë reflekton pozita ose rrethana politike, se sa që ka ndonjë efekt praktik në të drejtën ndërkombëtare.

Por, siç thekson profesor Hoti, vetë diskutimi lidhur me çnjohjen e Kosovës në disa nga vendet e botës, krijon efektin negativ në raport me Kosovën, sepse i mbajnë pezull vendimet e shteteve të caktuara të cilat mbase do ta njihnin Kosovën deri më tash.

“Efekti i këtyre veprimeve është i kufizuar, për faktin që vendimet dhe të përfolurat bëhen kryesisht për shtete të vogla, të cilat nuk kanë ndonjë rëndësi në të drejtën ndërkombëtare. Situata do të ishte krejtësisht tjetër, sikur ajo që po njihet tashmë si çnjohje, të ndërmerrej nga shtete të fuqishme – siç janë Britania e Madhe, Franca, Austria e kështu me radhë – e për të cilat, fatmirësisht nuk kemi pasur ndonjë rast”, tha Hoti.

Ndryshe, jo rrallë, njohësit e zhvillimeve politike, kanë theksuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, po e dëmton Kosovën në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, për shkak se dialogu është keqpërdorur nga shteti serb dhe diplomacia e tij, duke thënë se dialogu po zhvillohet për definimin e statusit të Kosovës.

Serbia keqpërdori dialogun kundër Kosovës

Një gjë të tillë, e ka pohuar edhe ministri i Jashtëm, Pacolli, i cili ka theksuar se Serbia, para vendeve tjera, e ka shtrembëruar kuptimin dhe misionin që ka dialogu.

“Siç e shihni, dialogu dhe vet ky alarmi i shpërndarë nëpër botë për dialogun, sigurisht që ka ndikuar. Serbët janë duke e përdorur një mënyrë shumë taktike, duke e fuqizuar gjithmonë Rezolutën 1244 dhe duke thënë se ‘ja kjo është Rezoluta e Kombeve të Bashkuara’ dhe se ‘ne jemi duke dialoguar me Kosovës dhe çdo interferim këtu e dëmton dialogun, prandaj është mirë të tërhiqeni nga kjo’. Ky është narrativi që është krijuar nga serbët. Ne, nga ana jonë, kemi marrë çdo masë që t’u tregojmë se nuk është kështu”, theksoi Pacolli.

Se dialogu është përdorë me narracion çorientues nga Serbia karshi vendeve potenciale për ta njohur Kosovën, vlerëson edhe analisti Kryeziu. Për më shumë, siç thotë ai, këtij çorientimi i ka kontribuar edhe mbështetja në Kosovë e idesë për definimin e kufirit me Serbinë e që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar si ‘korrigjim’ të kufirit.

“Absolutisht po. Në momentin që ata (serbët) kanë arritur që këtë skenar që ‘ngadalë, sepse ende nuk është definuar çështja e shtetësisë dhe ne jemi ata, të cilët e përcaktojmë apo e definojmë rrumbullakimin e shtetësisë së Kosovës’, është mjaftueshme që vendet e treta të hezitojnë që ta njohin Kosovën si subjekt i të drejtës ndërkombëtare. Ato mund të thonë ‘këto dy shtete ende po diskutojnë për diçka që është territori’, ndërkohë që territori përbën njërin nga tri elementet bazë për njohjen e shtetësisë së një vendi”, theksoi Kryeziu.

Sidoqoftë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, më herët kanë theksuar se ka kohë që ekzekutivi ka aktivizuar mekanizmat e saj diplomatikë për t’u përballur me agresivitetin diplomatik të Serbisë. Diplomacia agresive e Serbisë, sipas tyre, është manifestuar jo vetëm me përpjekjet për të ndaluar njohjet e reja dhe pengesat për anëtarësimin e Kosovës në organizata e mekanizma ndërkombëtarë, por Beogradi po vazhdon t’iu kërkojë vendeve të caktuara që të tërheqin njohjet e shtetit të Kosovës./REL

 

 

Etiketa: kosovanjohjetviti i mbrapshte


Ju sugjerojmë

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit

18 Korrik, 2025 4:01 pm
(VIDEO) Lirohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, Rama: Më shumë akses për turistët
Aktualitet

(VIDEO) Lirohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, Rama: Më shumë akses për turistët

18 Korrik, 2025 3:47 pm
Turistë të shumtë në Tiranë: Vend tepër mikpritës
Aktualitet

Turistë të shumtë në Tiranë: Vend tepër mikpritës

18 Korrik, 2025 3:15 pm
Patrullim i policisë shqiptaro-italiane/ Proda: Bashkëpunim për sigurinë e turistëve
Aktualitet

Patrullim i policisë shqiptaro-italiane/ Proda: Bashkëpunim për sigurinë e turistëve

18 Korrik, 2025 2:57 pm
“Rama mburrej me 2 mijë shtretër në Theth”/Berisha: Pas zgjedhjeve i shkatërron se..
Aktualitet

“Rama mburrej me 2 mijë shtretër në Theth”/Berisha: Pas zgjedhjeve i shkatërron se..

18 Korrik, 2025 2:14 pm
Faturë për çdo produkt blegtoral e bujqësor/ Malaj: Garantojmë sigurinë ushqimore
Aktualitet

Faturë për çdo produkt blegtoral e bujqësor/ Malaj: Garantojmë sigurinë ushqimore

18 Korrik, 2025 1:42 pm
Video/ Vodhi një automjet në Astir e tentoi të largohej me të, arrestohet 28 vjeçari
Aktualitet

Video/ Vodhi një automjet në Astir e tentoi të largohej me të, arrestohet 28 vjeçari

18 Korrik, 2025 1:27 pm
“Plazhi i lirë”/Zunë hapësirat publike për aktivitet ekonomik, procedim 2 personave
Aktualitet

“Plazhi i lirë”/Zunë hapësirat publike për aktivitet ekonomik, procedim 2 personave

18 Korrik, 2025 1:14 pm
Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit,turistë e emigrantë drejt Shqipërisë
Aktualitet

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit,turistë e emigrantë drejt Shqipërisë

18 Korrik, 2025 1:01 pm
“Shtëpiza në Theth…”/Berisha:Gjiri i Manastirit në Butrint mbrohet nga narkoshteti
Aktualitet

“Shtëpiza në Theth…”/Berisha:Gjiri i Manastirit në Butrint mbrohet nga narkoshteti

18 Korrik, 2025 12:56 pm
Para
Përse i vjen për të qarë Encës?

Ja kush është i dashuri i Encës, djali i personazhit të famshëm shqiptar

Një tjetër reper i Babastars lë grupin:Repera falso, këta nuk ishin askush

Një tjetër reper i Babastars lë grupin:Repera falso, këta nuk ishin askush

Fatma ndan me ndjekësit sekretin e Alfios: E njëjta histori

Fatma ndan me ndjekësit sekretin e Alfios: E njëjta histori
















TE FUNDIT

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
18 Korrik, 2025

Pas një takimi maratonë që zhvilloi këtë të premte me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve në Berat, kryeministri...

Lexo më shumë

(VIDEO) Lirohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, Rama: Më shumë akses për turistët

(VIDEO) Lirohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, Rama: Më shumë akses për turistët
18 Korrik, 2025

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të Premte se po shtohen hapësirat publike...

Lexo më shumë

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur…

Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
18 Korrik, 2025

Është gjetur pa shenje jete këtë të premte, roja i Porti të Sarandës. Sipas informacionit paraprak të policisë është gjetur...

Lexo më shumë

Turistë të shumtë në Tiranë: Vend tepër mikpritës

Turistë të shumtë në Tiranë: Vend tepër mikpritës
18 Korrik, 2025

“Kombet janë nga më të ndryshmet. Jo vetëm nga Europa, por edhe nga kontinente të tjera janë vizitorët të cilët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com