Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Viti i Gjarprit sjell transformim e sukses, parashikimi i horoskopit kinez për çdo shenjë

2025/01/29 at 6:44 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Viti i Gjarprit sjell transformim e sukses, parashikimi i horoskopit kinez për çdo shenjë

29 janari shënon fillimin e Vitit të Ri kinez i cili bazohet mbi kalendarin hënor. Festa do të zjgasë rreth dy javë ku traditat, festivalet, ngjyrat, dritat dhe gatimet pushtojnë vendin pasi konsiderohet si më e rëndësishmja dhe simbolizon ardhjen e pranverës.


Sipas horoskopit kinez, këtë vit është radha e shenjës së Gjarprit. Ndryshe nga horoskopi ynë, shenjat përllogariten në bazë të vitit të lindjes. Shenja përcaktuese e vitit ndikon edhe te të tjerat, por paraashikimin për secilën prej tyre e zbulon në “Rudina”  në Tv Klan, Burbuqe Spahiu Lukaçeviç.

Burbuqe Spahiu Lukaçeviç: Viti i Gjarprit ose dragoi i vogël simbolizon mençurinë, misterin,  tranformimin dhe këto cilësi do të reflektohen në jetën e shenjave të çdo viti. Për të gjitha shenjat e  zodiakut do të jetë mjaft i suksesshëm dhe me sfida të reja.

Gjarpri – 1941, 1953, 1965, 1977,  1989, 2001, 2013, 2025

Si shenja mbizotëruese e vitit, Gjarpri do të përjetojë një periudhë të fuqizimit  dhe transformimit personal. Personat e lindur në këto shenja janë enigmatikë dhe kanë të zhvilluar intuitën. Përfaqësojnë simbolin e mençurisë, por flasin pak. Komunikimi me to është shumë i vështirë. Janë mendimtarë. Duan të kenë gjithçka, por nuk kanë durim.

Miu – 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020

Do të jeni super aktivë në karrierën tuaj, gati për të marrë drejtimin. Financat do të jenë mjaft të qëndrueshme. Me mbështetjen e yjeve, të ardhurat tuaja do të vijnë kryesisht nga puna juaj e palodhur. Do të keni shpërblime. Qëndroni aktivë me orarin tuaj.

Bualli – 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021

Personat e shenjës së Buallit mund të hasin sifda në jetën romantike, gjë që mund të provokë pasigurinë  në marrëdhëniet e tyre. Është thelbësore mos të shpërqendroheni. Nëse keni menduar të ndërroni punë, është koha për ta realizuar atë. Do të përshtateni shpejt me mjedise të reja.

Tigri – 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022

Është simbol i forcës, i luftës kundër së keqes dhe guximit. Personat e shenjës së Tigrit janë njerëz me këmbë në tokë, kanë besim të madh,  mund të bëhen edhe liderë botërorë. Yjet me fat shkëlqejnë mbi ju. Do të keni ndihmë të papritur  nga miq që ju rrethojnë. Dashuria në  2025 është një kohë e shkëlqyer që të shfrytëzoni potencialin tuaj. Filloni t’i  merrni marrëdhëniet seriozisht. Dashuria do të triumfojë. Përdorni fruta e perime të freskëta, mos u stresoni dhe kujtohuni të relaksoheni dhe të qëndroni aktivë.

Lepuri – 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2023

Simbol i jetëgjatësisë, paqes e prosperitetit. Ky vit do të jetë një udhëtim mjaft i qetë për lepurin. Do të jetë viti i stabilitetit dhe i harmonisë. Një këshillë, individët e kësaj shenje duhet të mos harrojnë që i kanë këto cilësi. Janë persona të qetë, elegantë, të përgjegjshëm dhe shumë xhentilë. Karriera do të ecë normalisht, do të funksionojë pa problem. Financat do të jenë të qëndrueshme, edhe pse si shenjë nuk janë shumë të fiksuar pas parasë. Do të keni takime romantike. Mbani sytë hapur kur të gjeni partnerin, ndoshta do të takoni njerëz të mrekullueshëm por mos u nxitoni. Shëndeti do të jetë i mirë dhe kujdes me orarin e gjumit.

Dragoi – 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, 2024

Viti 2025 do të jetë viti i pozitivitett, suksesit, stabilitetit. Do të jetë një vit harmonik.  Karriera juaj po përgatitet për veprime të reja. Financat do të jenë mjaft të qëndrueshme. Do të keni shansin të takoni dikë special. Kjo do t’ju çojë në diçka të mrekullueshme. Sa i përket shëndetit, dukeni shkëlqyer këtë vit.

Kali – 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014

Në 2026 vjen shenja e Kalit. Këta individë simbolizojnë vitalitetin, shpejtësinë dhe janë shumë këmbëngulës. Personat e shenjës së Kalit mund të presin një vit kulmor. Fati do të jetë në anën tuaj. Shquheni për karizmë dhe kjo do të tërheqë suksesin në punë. Në planin financiar do ta gjeni veten në pozitë komode. Nëse jeni të martuar, ka shumë mundësi të prisni një fëmijë. Mbani dietë të ekuilibruar dhe shëndeti do të jetë i mirë.

Dhia – 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015

Këta persona simbolizojnë xhentilesën, mirësinë dhe paqen. Këtë vit do të shkëlqejnë duke fituar pasuri dhe njohje pa shumë mundim. Financat do të jenë të qëndrueshme. Karriera do u sjellë kënaqësi dhe sukses. Këtë vit karriera do të ketë një zhvllim të shpejtë. Kini kujdes  kur miqtë të kërkojnë ndihmë financiare sepse kanë zemër të mirë dhe ndihmojnë pa u menduar dy herë. Nëse jeni beqarë, keni shanse të gjeni një partner.

Majmuni – 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016

Janë simbol i shkathtësisë, zgjuarsisë dhe inovacionit. Në këtë vit do të kenë sfida e surpriza.   Karriera juaj do të përballet me disa sfida dhe duhet të jeni të vendosur. Kujdes shëndetin. Shëtisni në ajër të pastër dhe mbani dietë të shëndetshme.

Gjeli – 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017

Janë simbol i këmbënguljes, punës së palodhur, korrektesës, intuitës dhe janë ambiciozë. Janë natyrshëm të gjallë, të zgjuar dhe emocionalisht inteligjentë, gjë që i ndihmon në marrëdhënie. Është vit i mbarë për karrierën, financat do të jenë të pandryshueshme. Dashuria do të jetë mjaft e qëndrueshme, shëndeti do të jetë mirë dhe investoni në mirëqenie. Qëndroni të rinj duke u kujdesur për veten me vendosmërinë tuaj dhe elasticiteti juaj do të rritet. Bëj kontrolle rutinë dhe mos harro asnjëher të bësh ushtrime dhe not në det të hapur.

Qeni – 1946, 1958, 1970. 1982, 1994, 2006, 2018

Vlerësohet shumë për natyrën mbrojtëse, ndjenjën e fortë të përgjegjësisë, është simbol  i besnikërisë dhe shoqërisë. Karriera duket e qëndrueshme. Me disa yje me fat që do të shkëlqejnë mbi ju, do të gjeni disa njerëz të dobishëm që do të shfaqen në jetën tuaj. Marrëdhëniet me kolegët dhe drejtuesit duhet të përmirësohen. Nuk duhet të jeni shum të varur pas punës. Duhet të keni disa takime romantike.

Derri – 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019

Janë simbol i pasurisë, lumturisë, ndershmërisë dhe prakticitetit. Nuk do të keni shumë ndryshime në karrierë. Përqendrohuni të bëni punën mirë për të pasur të ardhura të  qëndrueshme. Sigurohuni të mbani dietë të rregullut. Trupi juaj ka nevojë për pushim për të përballuar sfidat e ardhshme./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
U hodh në lumin Buna për t’u larë, por mbeti i plagosur rëndë, qeveria 20 mln lekë për mjekimin e kirurgut të QSUT-së

U hodh në lumin Buna për t’u larë, por mbeti i plagosur rëndë, qeveria 20 mln lekë për mjekimin e kirurgut të QSUT-së

I dërguari amerikan vizitë në Izrael për të diskutuar armëpushimin me Hamasin

I dërguari amerikan vizitë në Izrael për të diskutuar armëpushimin me Hamasin

Negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE, Hasani: Të mbyllen deri në vitin 2027

Negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE, Hasani: Të mbyllen deri në vitin 2027
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com