Viti i Ri 2025 ka mbërritur edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Armeni dhe Azerbajxhanin tani, ku ora shënon mesnatën njëkohësisht.
Pak më parë qindra njerëz pritën Vitin e Ri në Mumbai, me telefonat në duar teksa filmonin një pemë të madhe Krishtlindjeje e ndriçuar me fjalët “Gëzuar Vitin e Ri”.
Të tjerë ndezën fishekzjarrë përpara portës ikonike Gateway of India.
Po ashtu 2025 trokiti në Indi edhe në Malajzi, ku qytetarë të shumtë u mblodhën pranë Kullave Binjake Petronas, Kuala Lumpur, për të parë spektaklin e fishekzjarreve.